Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shihni çfarë ka bërë ky baba për princeshat e tij

Shihni çfarë ka bërë ky baba për princeshat e tij
June 22
14:07 2016

Dashuria e prindit për fëmijët është e madhe. Shihni çfarë ka bërë ky baba i mrekullueshëm për vajzat e tij.

Nefi Garcia, 32 vjeç, u bën dhurata vajzave të tij fustane princeshash. Pas planifikimit të një udhëtimi për në “Disney Land” vitin e kaluar, Nafi u pyet nga e bija nëse mund t’i bënte një kostum princeshe për ta veshur gjatë udhëtimit. Ai nuk bëri atë që çdo baba do t’i shkonte ndërmend. Nuk shkoi ta blinte në një dyqan veshjesh për fëmijë, por e krijoi dhe e qepi vetë. Vajza dukej me të vërtetë një zanë kur e provoi atë fustan. Por Nafi nuk ndaloi këtu. Pasi e postoi në rrjete sociale këtë veshje, shumë prindër reaguan të mrekulluar nga ideja dhe filluan t’i dërgonin kërkesa për t’u qepur edhe fëmijëve të tyre kostume të  personazheve të animuar. Kështu filloi  njëkohësisht edhe karriera e tij në modë duke bërë edhe kostume të “Disney”-t  për të rritur.

Shfletoni galerinë dhe shihni disa nga punimet e tij të postuara në llogarinë e tij në Instagram, Designer Daddy:

Etiketimet
Shperndaje