Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shifra tronditëse/ 12% e fëmijëve shqiptarë ngacmohen seksualisht

Shifra tronditëse/ 12% e fëmijëve shqiptarë ngacmohen seksualisht
July 21
09:49 2019

Ngjarja shokuese e Durrësit, ku një 8 vjeçare u tentua të abuzohej seksualisht nga disa të rinj brenda ambienteve të shkollës, ka kthyer në vëmendje fenomenin shqetësues, edhe pse e vërtetaë është që në vendin tonë ngjarje të tilla ndodhin shpesh dhe fokusi nuk shkëputet.

Në Shqipëri mungojnë të dhënat e sakta, por sipas një Studimi Epidemiologjik në Ballkan për Abuzimin dhe Neglizhencën e fëmijëve, rezulton se 12% e fëmijëve shqiptarë janë viktima të ngacmimeve seksuale, ndërsa 5% e tyre viktime e abuzimeve seksuale.

Në gjysmën e parë të këtij viti nuk kanë munguar rastet tronditëse. Një ndër ta ishte në qytetin e Kavajës ku një e mitur u abuzua nga 7 adoleshentë, apo rasti i pak ditëve më parë ku një vajzë është abuzuar seksualisht nga i ati për tri vite.

Ndërkohë për vitin 2018 janë regjistruar 5 raste, nga të cilët 1 rast abuzimi në shkollë ndërsa 4 raste të tjera kanë ndodhur në komunitet. Në 50 %  të rasteve të raportuara, viktimat kanë qenë të grupmoshës 16 deri në 18 vjeç dhe në 50% të këtyre rasteve dhunuesit janë persona të rritur jo të afërm të fëmijës.

Por cilat janë pasojat që shkaktojnë në psikologjinë dhe shëndetin e fëmijëve abuzimet seksuale?

Si ngacmimi ashtu edhe abuzimi seksual ndikon shumë në zhvillimin e vlerësimit për veten, dëmton zhvillimin normal të personalitetit, socializimin me të tjerët, si në moshë fëmijnore, por edhe në moshën e adoleshencës dhe moshën madhore.

Vetmia apo niveli i testosteronit i lartë, rrit rrezikun e sjelljeve provokative seksuale, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe shtatëzanitë e padëshiruara. Tek djemtë vihen re të njëjtat simptoma fizike dhe ndryshime hormonale dhe më tepër sjellje agresive në shkollë, familje dhe probleme të vëmendjes. /Blitz.al/

Burimi: Syri.net

Komento
Shperndaje