Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shenjat që tregojnë se ju nuk duhet të ktheheni më asnjëherë më ish-in tuaj

Shenjat që tregojnë se ju nuk duhet të ktheheni më asnjëherë më ish-in tuaj
July 09
11:14 2016

Në rast se ju jeni ndarë dhe nuk keni nisur një njohje të re, me shumë mundësi e keni menduar të ktheheni me ish-in tuaj ose të paktën keni pyetur veten se mos ndoshta ndarja ka qenë një zgjedhje e gabuar. Shpesh ju ndodh të kujtoni çaste të lumtura që keni kaluar bashke dhe kujtimet bashkohen me mallin – sigurisht mendoni të merrni celularin dhe të shkruani atë mesazhin të cilin e keni fshirë me qindra herë: “Më mori malli, eja takohemi”. Por gjithsesi, sipas ekspertes së marrëdhënieve Francesca Hogi, ka disa shenja të cilat tregojnë hapur se edhe nëse ndjeni ende dashuri nuk duhet të ktheheni pasi ai/ajo nuk është personi i duhur.

  1. Miqtë e ngushtë ju thonë vazhdimisht se nuk e pëlqejnë ish-in tuaj

Nëse ju i besoni dhe i doni ata, opinioni i tyre ka rëndësi. Edhe pse ju nuk duhet të bazoni çdo vendim për marrëdhënien tuaj tek miqtë, një aprovim i tyre është me rëndësi kjo sepse ata ju njohin shumë mirë dhe e dinë se kush mund të jetë një zgjedhje perfekte për ju. Nëse ata ju thonë se ju dukeni jo të lumtur dhe se ish-partneri ka shfaqje negative karshi jush, është koha ti dëgjoni.

  1. Ndjenja e panikut pas ndarjes është normale, mos u bëni të dobët

Ditë pasi ndahesh të kap një panik sikur mundësia juaj për të qenë i/e dashuruar ka mbaruar dhe kjo ju bën të ktheheni sërish. Kjo është shumë e dëmshme! Do të ishte më mirë të shikonit për një person tjetër për të dalë sesa të ktheheni tek ish-partneri vetëm sepse ndiheni vetëm.

  1. Jeni ndarë për çështje të rëndësishme

Nëse ju jeni ndarë sepse partneri ka prekur aty ku ju nuk duroni, atëherë për asnjë arsye nuk duhet të ktheheni sepse me shumë gjasa gjithçka do të ndodhë sërish. Asnjëherë mos mendoni se ndarjet për vlera/parime bazike mund të jenë të falshme apo të kalueshme. Ato janë më të rëndësishmet.

  1. Mos lejo egon të të çojë në një udhë pa krye

Nëse ish-i juaj ju telefonon për tu kthyer sërish, egoja dhe sedra juaj do të përkëdhelet pa masë. Por mos lejoni që kjo përkëdhelje t’ju shpërqendrojë nga vendimi i ndarjes. E vërtetë që të gjithëve na pëlqen që të dëgjojmë fraza si: më ka marr malli, nuk jetoj dot pa ty, je njeri i shtrenjtë dhe të tjera fjalë romantike si këto. Por a janë këto gjithçka?

  1. ‘Besimi’ ishte një çështje kyçe në marrëdhënien tuaj

Nëse ju jeni ndarë sepse keni mungesë besimi tek njëri tjetri, vështirë se do donit të përjetonit edhe një herë të njëjtat strese. Pasi jeni ndarë një herë është akoma edhe më e vështirë për ju që të ndërtoni besim ke partneri ndaj më mirë mos mendoni të riktheheni.

Shperndaje