Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shenjat që tregojnë se jeni ende të fiksuar pas ish-it tuaj

Shenjat që tregojnë se jeni ende të fiksuar pas ish-it tuaj
October 18
17:39 2016

Pas një ndarjeje të gjithë thonë “e kam harruar”, por këtë frazë ndonjëherë e përmendin për t’i mbushur mendjen vetes pasi e dinë shumë mirë se ndiejnë për ish-të dashurin e tyre. Disa veprime ndoshta i bëjnë edhe pa e kuptuar, por ato tregojnë se janë ende të fiksuar pas ish-it.

Më poshtë do të gjeni disa prej shenjave më të rëndësishme që tregojnë se ju nuk e keni harruar atë, madje jeni akoma shumë të fiksuar pas tij.

  1. Ju shfaqeni papritur në lokalet që frekuenton ai.
  2. Pëlqeni çdo postim të tij në mediat sociale.
  3. Ju kontrolloni herë pas here postimet e tij të vjetra dhe tmerroheni kur bëni pa dashje “like”.
  4. Ju ndërroni rrugën për në punë dhe kaloni çdo ditë nga shtëpia e tij.
  5. Ju ndërroni palestrën ose vendet ku shkonit më parë, duke shkuar në të njëjtat vende me ish-in tuaj.
  6. Ju kontrolloni dhe gjeni se cilët janë personat me të cilët ish-i poston foto në rrjetet sociale.
  7. Ju zbuloni çdo lëvizje të tij vetëm nëpërmjet postimeve ose atyre gjërave që ju thonë miqtë e përbashkët.
  8. Shumë shpejt e gjeni veten duke fantazuar për jetën e të tjerëve, për shembull për vajzat me të cilat ai del në foto.
  9. I telefononi atij me numër të fshehtë vetëm për t’i dëgjuar zërin.
  10. Ju kufizoni veten tuaj duke u përpjekur të mos e mendoni gjatë gjithë kohës./Blitz.al/
Shperndaje