Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shenjat që tregojnë se nuk jeni gati për t’u martuar me partnerin tuaj

Shenjat që tregojnë se nuk jeni gati për t’u martuar me partnerin tuaj
November 10
14:27 2016

Kur jeni në një lidhje ju mendoni se keni gjetur personin ideal, por duhet të dini që jo çdo gjë do të jetë e njëjtë në fillim.

Vendosni të martoheni me të dashurin tuaj, por keni disa dyshime në kokë. Ju duhet të jeni të qartë me veten fillimisht dhe ta pranoni partnerin ashtu siç ai është, sepse çdo njeri ka të mirat dhe të këqijat e tij.

Më poshtë do të gjeni disa prej shenjave që tregojnë se nuk jeni gati për t’u martuar me partnerin që keni zgjedhur.

  • Kur mendoni të ardhmen bashkë, imagjinoni t’i ndryshoni atij shumë gjëra.
  • Ju nuk jeni vetvetja kur jeni pranë tij.
  • Ju keni frikë të jeni vetëm.
  • Miqtë dhe familja juaj nuk e pëlqejnë atë.
  • Ju nuk ndiheni njeriu i duhur për partnerin tuaj.
  • Ju nuk i besoni njëri-tjetrit.
  • Ai nuk dëshiron të martohet me ju.
  • Në vetvete, ju e dini se ai nuk është i duhuri për ju./Blitz.al/
Komento
Shperndaje