Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA – Luftë pornos, “McDonald’s” dhe “Starbucks” limitojnë aksesin në internet

SHBA – Luftë pornos, “McDonald’s” dhe “Starbucks” limitojnë aksesin në internet
July 20
09:55 2016

Deri para pak ditësh, klientët e kompanive të mëdha “Starbucks” dhe “McDonald’s” mund të hynin, të uleshin e të shijonin lirisht në këto ambiente aksesin në internet. Por nga sot, jo më!

Shoqatat në mbrojtje të të drejtave të familjeve kanë fituar betejën për të bindur dy gjigantët e restoranteve për të bllokuar aksesin në “site”-t porno.

Kjo marrëveshje është vlerësuar shumë edhe nga persona apo shoqata që merren me sigurinë e fëmijëve në rrjet, me rastet e shfrytëzimit seksual apo të ekspozimit të minorenëve në to.

Në fakt një ide e tillë është menduar që të aplikohet edhe në kompanitë më të vogla të të njëjtit lloj, por mendimi se diçka e nisur nga “McDonald’s” e “Starbucks” mund të bëhet shpejt shembull për të gjithë u pëlqye më shumë.

Nëse numërohen lokalet në firmën e “McDonald’s” dhe filialet e kafeterisë arrihet në 21 mijë pika shitje gjithsej.

Kjo marrëveshje arrihet në momentin kur shumë kompani amerikane kanë vendosur t’i vendosin “frena” aksesit të palimituar të produkteve të internetit.
Edhe vetë CEO i “Playboy” – Scott Flanders pranoi në një intervistë të dhënë së fundmi se ka shumë pornografi në shoqërinë amerikane.

Etiketimet
Shperndaje