Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shareparenting”, kur fëmijët “hidhen” në rrjet edhe kundër vullnetit të tyre…

“Shareparenting”, kur fëmijët “hidhen” në rrjet edhe kundër vullnetit të tyre…
October 21
10:46 2016

Keni dëgjuar ndonjëherë për “Shareparenting”?

Është fenomeni më i ri i rrjeteve sociale, që konsiston në shpërndarjen e lajmeve dhe mbi të gjitha të fotografive të familjarëve. Veçanërisht, të prekur nga kjo “modë e fundit” janë minorenët.

Vetëm një muaj më parë, një 18-vjeçare austriake denoncoi prindërit se prej vitesh publikonin në Facebook disa nga fotot e saj më të sikletshme, pavarësisht se asaj nuk i pëlqente kjo gjë. Ky është një nga shembujt që tregon se “Shareparenting” mund të shndërrohet në një fiksim, madje të rrezikshëm.

Sipas një sondazhi të “Telegraph”, rreth 90% e prindërve publikojnë në rrjetet sociale foto të fëmijëve të tyre, shumica e të cilëve deri në moshën 2-vjeçare e kanë nga një “gjurmë” në internet.

Po pse ndodh kjo?

E dimë që të gjithë prindërit janë të bindur se fëmijët e tyre janë më inteligjentët në botë, më simpatikët apo më të bukurit dhe kjo u mjafton për t’ua treguar të gjithë të tjerëve, vetëm për të marrë disa “like”.

“Marrja e disa ‘like’-ve për fëmijët është një karburant i mrekullueshëm për egon tonë”, – shkruan “Telegraph”.

Pra, mania për ta jetuar jetën si në “Big Brother” i shtyn njerëzit ta ndajnë stilin e tyre të jetës me të gjithë, minutë pas minute, gjë që lehtësisht mund të shndërrohet në një problem në të ardhmen. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje