Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shakaja me tortën, dhëndri godet nusen 15 minuta pasi u martuan

Shakaja me tortën, dhëndri godet nusen 15 minuta pasi u martuan
October 02
10:31 2016

Martesa ka ngritjet dhe uljet e saj padyshim, por në ditën e madhe për çiftin ajo mendohet të jetë edhe më e veçantë. Veçse kjo nuk ka ndodhur me dy “zogj të dashuruar” (që mendohet të jenë turq), videoja e të cilëve është kthyer në virale.

Ka qenë pikërisht reagimi i ashpër i dhëndrit arsyeja se pse videoja është klikuar shumë. E gjitha ka ndodhur në momentin e prerjes së tortës, kur nusja dhe dhëndri i ofrojnë tortë njëri-tjetrit. Kanë qenë “lojërat” e nuses, të cilat partneri i saj nuk i ka duruar dhe ka reaguar ashpër.

Videoja e shndërruar në virale pati reagime të ndryshme. Veç komenteve tallëse apo që e kanë cilësuar si diçka zbavitëse, ka pasur edhe të tjerë, që e kanë shprehur si diçka “të turpshme” apo “të trishtë”. /Blitz.al

/

Komento
Etiketimet
Shperndaje