Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sfidon konceptin e “vetëdijes” pasi jeton pa 90% të trurit

Sfidon konceptin e “vetëdijes” pasi jeton pa 90% të trurit
July 19
19:01 2016

Një mashkull francez ka një jetë normale dhe të shëndetshme pavarësisht se ka mungesë në 90% të trurit dhe është duke i mrekulluar biologët.

Pavarësisht  studimeve të shumta, rasti i njeriut me mungesë të neuroneve i ka çuditur shkencëtarët për rreth 10 vite. Ky burrë ishte 40 vjeç në momentin kur fillimisht u publikua lajmi dhe shumicën e jetës nuk e kishte kuptuar që diçka ishte gabim në trupin e tij. Fillimisht ai iu drejtua mjekut pasi ndjente dhembje në këmbën e majtë. Pas një ekzaminimi të plotë, mjekët zbuluan se kafka e tij ishte e mbushur kryesisht me lëngje dhe me vetëm një shtresë të hollë të indeve të trurit. Sipas tyre, gjatë 30 viteve pjesa më e madhe e trurit të tij është shkatërruar nga grumbullimi i lëngjeve, një gjendje e njohur si hidrocefalus. Pavarësisht nga sasia minimale e indeve, pacienti nuk është me aftësi të kufizuara. Ai është i martuar, ka dy fëmijë dhe me profesion është punonjës  civil. Ndryshe nga sa është thënë më herët dhe në përputhje me studimin e situatës së këtij mashkulli, është e pamundur që vetëm një rajon i veçantë të jetë i përgjegjshëm për vetëdijen.

Sipas Cleeremans, një psikolog belg ka pohuar se edhe pse truri i këtij mashkulli është i vogël në përmasa, neuronet e mbetura ishin ende në gjendje ta mbanin të vetëdijshëm për veprimet e tij.

Komento
Shperndaje