Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sfida më e re në internet është duke nxitur njerëzit të pastrojnë vendet që vizitojnë dhe të mbledhin mbeturinat

Sfida më e re në internet është duke nxitur njerëzit të pastrojnë vendet që vizitojnë dhe të mbledhin mbeturinat
March 12
21:50 2019

Jetojmë në një kohë kur çdo ditë krijohet ndonjë sfidë e re në internet, kryesisht në Instagram, e megjithatë jo të gjitha këto “nisma” ja dalin të bëhen virale. Ndërkohë që disa prej tyre mund të jenë negative, si #Momochallenge, apo krejtësisht pa kuptim si #10yearschallenge, e fundit në fakt është një sfidë tepër pozitive dhe që mund të ketë një impakt të mirë mbi mjedisin.

Bëhet fjalë për atë #trashtag ose “Trashtag challenge”, që në shqip po e përkthejmë “Sida e mbledhjes së mbeturinave” dhe inkurajon njerëzit që të nxjerrin foto të tyre duke pastruar vendet që frekuentojnë. Me qindra njerëz kanë shpërndarë momentet kur janë në një park dhe kanë vendosur të mbledhin mbeturinat të lëna pas nga njerëzit e tjerë, ose teksa kanë dalë për nje ecje në rrugë kanë vendosur mos ta lënë të ndotur por ti grumbullojnë plehrat në një vend dhe ta pastrojnë.

Në fakt ideja për një sfidë të tillë është e vjetër, madje në 2015 një kompani u mundua ta bënte virale, në mënyrë që të mbroheshin kryesisht zonat e pabanuara ku mungonte kujdesi për mbeturinat. Por gjithsesi ja doli të kthehej në një trend, goxha pozitiv, vetëm fundjavën që shkoi dhe po vazhdon të shpërndahet masivisht nga njerëzit. Përdoruesit e rrjeteve, Instagram, Twitter, Facebook apo Reddit janë duke bërë një kolazh dy fotosh, e para është e vendit të mbushur me mbeturinat dhe e dyta është e ndryshimit drastik që pëson pasi pastrohet. Tani është duke u lufutar që #trashtag të bëhet sfida kryesisht e çdo fundjave, kur nejrëzit zakonisht shkojnë në udhëtime.

Ja ku janë disa nga postimet më interesante:

Madje dhe shqiptarët duket se po i bashkohen kësaj sfide:

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje