Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Selena Gomez: Kisha gjithçka, por isha e shkatërruar në shpirt

Selena Gomez: Kisha gjithçka, por isha e shkatërruar në shpirt
November 21
15:09 2016

Këngëtarja aq shumë e pëlqyer nga të rinjtë, Selena Gomez, ka folur me zemër të hapur në mbrëmjen e American Music Awards, ku fitoi çmimin e artistes më të mirë femër në zhanrin pop/rock.

Selena u është drejtuar të gjithëve me fjalë emocionuese: “Shumica prej jush dini shumë detaje për jetën time. Kam pasur gjithçka, por kam qenë e shkatërruar në shpirt. E kam mbajtur këtë brengë për shumë kohë në shpirt, vetëm e vetëm sepse nuk doja të zhgënjeja fansat e mi. Nuk dua të shoh trupat tuaj në Instagram, por dua të shoh shpirtin tuaj të vërtetë, atë që keni brenda vetes”.

Kjo nuk është hera e parë që Selena flet me një gjuhë të drejtpërdrejtë me fansat e saj, madje kohët e fundit ka ndryshuar thuajse tërësisht edhe mesazhi i këngëve të saj, duke qenë më melankolik dhe i ndjeshëm.  /Blitz.al/

LOS ANGELES, CA - NOVEMBER 20: Actress Selena Gomez attends the 2016 American Music Awards at Microsoft Theater on November 20, 2016 in Los Angeles, California. (Photo by Steve Granitz/WireImage)

selena

LOS ANGELES, CA - NOVEMBER 20: Singer Selena Gomez attends the 2016 American Music Awards at Microsoft Theater on November 20, 2016 in Los Angeles, California. (Photo by Frazer Harrison/AMA2016/Getty Images for dcp)

Komento
Shperndaje