Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sekrete të vogla për t’ju lehtësuar aktivitetet e bezdisshme të ditës

Sekrete të vogla për t’ju lehtësuar aktivitetet e bezdisshme të ditës
December 01
13:29 2016

Ka një sërë aktivitetesh që duhet medoemos t’i kryejmë gjatë ditës, që më tepër na stresojnë sesa na e lehtësojnë ditën dhe sërish jemi përtacë për të gjetur zgjidhje të shpejta dhe më të dobishme. Sot do t’ju tregojmë disa prej tyre dhe përpiquni të mos i anashkaloni pasi me të vërtetë do t’ju zgjidhin shumë punë dhe do t’ju bëjnë të fitoni shumë kohë.

  1. Ripërdoreni salcën që ju ka mbetur

1

Mjafton që salca që ju ka mbetur të hidhet në vendin ku bëni kubikët e akullit dhe futeni në ngrirje. Më pas mund ta përdorni sërish kur bëni makarona.

  1. Priteni djathin në feta të holla

2

Po, e dimë që kjo pajisje përdoret për patatet apo perimet e tjera, por askush nuk do t’ju “vrasë” nëse prisni edhe djathin me të.

  1. Erëzat ruajini në ngrirje

3

Nëse doni që erëzat tuaja të jenë si natyrale, si ditën që i keni blerë, ruajini ato në ngrirje, më pas shkrijini në mikrovalë dhe përdorini lirisht.

  1. Vendosni një fetë bukë aty ku është thyer gota

4

Nëse thyeni një gotë, më mirë se të pastroni me fshesë do të ishte të vinit një fetë bukë sepse do t’i merrte të gjitha copëzat e vogla të qelqit.

  1. Vini një llastik te fundi i lugës

5

Nëse doni që luga të mos ju rrëshqasë dhe të futet brenda tenxheres mjafton të vendosni një llastik te fundi i lugës dhe ajo do të qëndrojë më së miri.

  1. Mënyra më e lehtë për të hequr kokrrat e misrit

6

Merrni tepsinë e kekut dhe në vendin më të ngritur vendosni misrin. Me anë të një thike mund t’i hiqni të gjitha kokrrat e tij.

  1. Vini një llastik te kapaku i kavanozit

7

Nëse doni që ta hapni më lehtësisht kapakun e kavanozit, mjafton një llastik dhe gjithçka do të shkojë për mrekulli.

  1. Një peshqir i lagur poshtë dërrasës ku priten ushqimet

8

Në mënyrë që dërrasa ku prisni  ushqimet të mos lëvizë dhe t’ju shqetësojë vendosni një peshqir të lagur poshtë saj.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje