Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sa më shumë të rritemi aq më të lumtur do të jemi

Sa më shumë të rritemi aq më të lumtur do të jemi
August 26
17:30 2016

Thuhet se me kalimin e viteve njerëzit ndihen më të lumtur kështu që, nëse jeni 20 vjeç dhe ndiheni të stresuar, thuajini vetes se shumë shpejt gjërat do të përmirësohen.

Një ekip nga Universiteti i Kalifornisë ka ekzaminuar shëndetin mendor të 1.546 personave të moshës nga 21 deri 100 vjeç. Në bazë të statistikave mbi studimin e kënaqësisë për jetën, nivelet e stresit, ankthit dhe depresionit, mosha e vjetër rezulton më e lumtur dhe me më shumë emocione pozitive në krahasim me të rinjtë. Sipas ekipit me kalimin e viteve dhe me rritjen e moshës individët mendonin më pozitivisht dhe më shumë për veten dhe jetën dekadë pas dekade. Kjo rritje vihej re më tepër duke filluar nga  mosha 45 deri në 55 vjeç. Duhet theksuar se ky studim krahason breza të ndryshëm në kohë të njëjtë. Sigurisht që gjithçka ka të bëjë me emocionet varet edhe nga karakteri i gjithsecilit megjithatë në bazë të studimit diheni se gjithçka do të bëhet më e lumtur. Jini optimist!/Blitz.al/

Shperndaje