Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Sa herë në javë duhet t’i laj flokët?” Ekspertët i japin përgjigje pyetjes së shekullit

“Sa herë në javë duhet t’i laj flokët?” Ekspertët i japin përgjigje pyetjes së shekullit
October 20
13:19 2017

Një nga pyetjet më të kërkuara në Google është: Sa shpesh duhen larë flokët? Dhe me të drejtë sepse 100 persona na japin 100 versione të ndryshme.

Tashmë çështja ka kaluar në dorën e ekspertëve të cilët, si për dreq, nuk kanë dhënë një verdikt final sepse sipas tyre shpeshtësia e larjes së flokëve lidhet direkt me llojin e flokëve që ju keni.

Nëse i keni flokët të thatë dhe kaçurrela, është mirë t’i lani vetëm një herë në javë ndërkohë që nëse i keni të drejtë dhe të yndyrshëm duhet të përpiqeni që të mos i lani më tepër se sa dy herë. Edhe nëse ju duken  flokët me shumë yndyrë përpiquni të përdorni ato që quhen shampo të thata në mënyrë që ta mbuloni disi.

Askush nuk duhet t’i lajë flokët çdo ditë sepse kështu do të dëmtojë vajrat natyralë të kokës dhe floku nuk do të mund të qëndrojë më i shëndetshëm. /Blitz.al/

 

Shperndaje