Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rreziku që vjen nga rrobat e banjës të lagura

Rreziku që vjen nga rrobat e banjës të lagura
August 12
16:39 2016

Pse nuk duhet të uleni me kostumin e banjës të lagur.

Me ardhjen e verës, të gjithë i gëzohemi stinës duke shkuar me pushime në det. Megjithatë janë disa gjëra që duhet të keni parasysh, sidomos femrat. Ndoshta e keni dëgjuar edhe më herët se qëndrimi për një kohë të gjatë me të brendshme të lagura mund të shkaktojë infeksione.  Në vijim keni disa arsye përse nuk duhet të uleni ndërsa i keni të brendshmet të lagura.

  1. Bakteretlulëzojnë në lagështi dhe këtë duhet ta keni parasysh gjatë verës pasi dilni nga deti dhe qëndroni gjatë ulur me kostumin e banjës të lagur. Gjatë kohës që jeni në ujë, rrobat e banjës kanë tendencë të absorbojnë kimikate të ndryshme dhe thithin bakteret e ujërave të detit apo pishinës. Kështu, bakteret e dëmshme do të vihen në kontakt me vaginën duke çuar në një sërë dëmesh dhe infeksionesh urinare. Shenjat e këtyre infeksioneve janë të menjëhershme dhe përfshijnë djegie, irritim, tendenca të shpeshta për të urinuar, dhembje të legenit.
  2. Infeksionet dhe mykudo të jenë pasojat kryesore sidomos te femrat që janë më të ndjeshme. Bakteret shkaktojnë një rritje të jashtëzakonshme të qelizave të mykut në vaginë duke shkaktuar irritim dhe djegie të vaginës.
  3. Skuqje të lëkurës. Nëse do të bënim një krahasim duhet të keni parasysh këmbët e atletëve pas një kohe të gjatë vrapimi. Po kështu, edhe vagina juaj, duke qëndruar në të brendshme të lagura, do të ketë pasoja të atilla të dhimbshme. Dermatofitet ose qelizat e mykut përhapen në organet gjenitale duke shkaktuar skuqje të zonës së legenit dhe të kofshëve apo dhe të çara.

Pasi të dilni nga deti përpiquni të qëndroni në diell derisa kostumi juaj të thahet. Nëse jeni një person delikat dhe i prekshëm nga infeksionet, këshillohuni me mjekun për të marrë medikamente mbrojtëse ndaj infeksioneve vaginale./Blitz.al/

Komento
Shperndaje