Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rregulla të arta për nënat që kanë djalë

Rregulla të arta për nënat që kanë djalë
June 28
10:40 2016

Të kesh djem është diçka shumë e bukur, por kërkon edhe përkushtim të madh. Djemtë janë më shumë tekanjozë dhe nënat duhet të jetë gjithmonë përkrah tyre për t’i mbështetur dhe mësuar. Siç të gjithë e dimë, djemtë kanë një lidhje shumë të fortë me nënat e tyre. Më poshtë do të gjeni disa rregulla të arta se si duhet të silleni me djemtë tuaj.

  1. Mos qeshni asnjëherë duke u tallur me djalin tuaj. Mos qeshni kur fëmija juaj bën diçka të gabuar sepse tallja juaj i ngelet në mendje dhe do ta kujtojë gjithmonë.
  2. Duhet t’u përgjigjeni pyetjeve të tij. Edhe në qoftë se  nuk keni një përgjigje të saktë për momentin, kërkojini fëmijës kohë për t’u menduar. Ai është i kuptueshëm, por mos e lër asnjëherë pa përgjigje sepse do të ndihet shumë konfuz më pas.
  3. Harrojini fjalët: “A të thashë…?” Edhe në qoftë se ai nuk ju ka dëgjuar dhe ka vepruar gabim ju nuk duhet t’ia përsërisni sepse ai e kupton vet gabimin e tij.
  4. Lëvdojeni! Duhet ta lëvdoni fëmijën për arritjet e tij, kështu që ai do të gëzohet dhe do të bëhet optimist kur të rritet.
  5. Mbështet ëndrrat e tij. Plotësojini dëshirat dhe mbështetni ëndrrat e tij. Duke pasur mbështetjen tuaj, atij i duket sikur ka të gjithë mbështetjen e botës.
  6. Nëse djali juaj qan ju duhet ta qetësoni dhe ta pyesni atë për problemin që ka. Mund të jetë një problem mjaft i madh dhe mos e anashkaloni duke thënë se të gjithë fëmijët qajnë.
  7. Ju duhet të jeni gjithmonë në anën e tij. Duhet ta mbështesni atë gjithmonë edhe kur të tjerët i bërtasin. Ju për djalin tuaj duhet të jeni personi që i gjen zgjidhjen çdo situate.

 

Etiketimet
Shperndaje