Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfimi i sinqertë i një gruaje: “Mendoj se burri im do më shumë fëmijët sesa mua…”

Rrëfimi i sinqertë i një gruaje: “Mendoj se burri im do më shumë fëmijët sesa mua…”
November 25
17:34 2016

– Mos u shqetëso, – më thotë, – do të jemi sërish si dikur pas 10 ose 12 vitesh…

Por unë mendoj se një marrëdhënie nuk mund të presë një dekadë për t’u rindezur.

Unë dhe mamaja ime po udhëtonim për në shtëpi pasi kishim bërë pazar. Mamaja ime vazhdimisht ulte zërin e radios ndërkohë që unë e prisja. Në një moment e ndalova këtë duel dhe nisa diskutimin. “Mami, a e dashuron akoma babin?” – isha vetëm 14 vjeçe, por si në fillim adoleshence edhe unë kisha nisur ndjesitë e mia. E habitshme që mami ktheu përgjigje direkt: “Jo, unë e dua babin tënd, por nuk e dashuroj”.

Mund të them se kanë qenë pikërisht këto fjalë që ngulita në mendje, aq sa e gjithë martesa ime u vendos vetëm nga ky rrëfim.

Edhe pse sot unë dhe bashkëshorti im kemi dy fëmijë të mrekullueshëm bashkë, nuk kalon një ditë pa menduar se lidhja ime ka probleme dhe dyshoj në dashurinë tonë. Më çmend fakti që burri im kalon më shumë kohë me fëmijët sesa me mua. A është çmenduri që të jem xheloze për fëmijët? Mund t’ju them që pasi kam folur gjerë e gjatë shumë herë, vendosa madje edhe të shkruaja një letër.

“Ne nuk dalim shpesh bashkë. Ti gjithmonë merr për drekë djalin tonë 5-vjeçar dhe asnjëherë mua. Ti i puth fëmijët në mëngjes kur ikën në punë dhe mua jo. Nëse do më dedikoje mua vetëm çerekun e kohës që u dedikohesh fëmijëve më beso që marrëdhënia jonë do të ishte përmirësuar vërtet shumë. Ne na duhen më shumë takime me njëri tjetrin. Më shumë, më shumë, më shumë!”

Sigurisht që unë kam një ndjesi privilegji që kam një burrë i cili u dedikohet fëmijëve të mi në atë mënyrë. Por kjo nuk më bën aspak që mos ta “urrej” kur nuk u kushton rëndësi datave tona speciale, ndërsa festat e fëmijëve i ka prioritet. Dhe gjithnjë kur kam këto faza çmendurie, burri im më thotë të qetësohem dhe të pres të ardhmen e cila do të jetë shumë e mirë, por sërish unë fiksohem dhe nuk kam shumë shpresa se gjërat mund të ndryshojnë.

Por sigurisht, këto ndjesi që kam janë thjesht pasiguritë që ka çdo femër. Fëmijët tanë janë garancia e dashurisë tonë. Dhe për sa u përket fëmijëve, po, ndihem disa herë xheloze, por i kujtoj vetes se në fakt kjo xhelozi nuk ka lidhje me fëmijët, por me kohën që kalon dhe unë që vazhdoj të dëshiroj një dashuri si në kohërat fillestare. Kam filluar të besoj se dashuria mund të ndryshojë dhe të funksionojë ndryshe dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë mes. Dashuria thjesht duhet të presë pak, ja, sa t’i zërë fëmijët gjumi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje