Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfimi emocionues: Mami, të lutem jeto sa më gjatë!

Rrëfimi emocionues: Mami, të lutem jeto sa më gjatë!
November 02
16:10 2016

Një vajzë ka rrëfyer marrëdhënien e saj me të ëmën dhe se si e përballon faktin që prej kohësh jeton larg familjes. Mbi të gjitha se sa i mungon dashuria dhe jetesa në shtëpinë e prindërve, aty ku gjithçka mbetet e bukur.

“Nëna ime është 73 vjeçe. Sa herë që shkoj tek ajo, pasi bëjmë muhabet më jep të ha dardha. Me duart e saj të plakura më zgjat frutat dhe më thotë: “E di që nuk duken mirë nga jashtë, por janë të shijshme. Plus, i kam rritur vetë në kopshtin e shtëpisë. Ti i pëlqen dardhët!”

Unë e marr një kokërr dhe gjithashtu pi edhe një gotë  qumësht. Do të rri për dy ditë te mami im dhe nuk është çudi që të më gostisë edhe me gjëra të tjera. Dal jashtë, marr makinën dhe  këtu nis jeta ime e përditshme. Shkoj në punë, pastaj në sallon të bëj thonjtë. Dal pi një kafe me shoqet e mia dhe sërish kthehem tek ime më dhe i çoj diçka të mirë për të ngrënë. Shumë shpejt e pyes se si po i ecin gjërat, si është im atë dhe macja e saj. Pastaj dal sërish, sepse kam për t’u përballur edhe me gjërat e mia. Mami do më thotë shpesh se nuk jam veshur mjaftueshëm dhe se nuk duhet të dal jashtë pa vendosur një shall pasi do të ftohem. Ajo do të më thotë që unë punoj shumë dhe se duhet t’i marr gjërat më avash. Sigurisht që do të biem dakord në një pikë se jeta është e vështirë dhe e komplikuar. Ajo e kupton që me gjithë angazhimet nuk mund të gjej mjaftueshëm kohë për ta vizituar shpesh. Ne jetojmë rreth 40 kilometra larg njëra-tjetrës. E telefonoj shpesh dhe e dëgjoj përditë teksa më rrëfen se çfarë bleu atë ditë në supermarket apo merakun e saj se tezja është e vetme në lagje apo se sa janë rritur frutat në kopshtin e shtëpisë; sa shumë mërzitet që nuk i doli koha të mbillte disa domate këtë vit… Këto histori më mërzisin. Më duket se ajo nuk ka përjetuar diçka me të vërtetë të madhe në jetën e saj. Nervozohem paksa kur më tregon se është e sëmurë dhe ndjen dhembje dhe përgjigjka e saj është e thjeshtë: “Kujt tjetër veç teje mund t’i ankohem, e dashur?”

Atëherë unë ngrij me telefonin në duar. Kuptoj se sa e keqe tregohem me të dhe kuptoj se të gjitha orët që qëndroj duke e dëgjuar  në telefon apo debatet tona se kush ka të drejtë e kush jo  përbëjë atë që në thelb është vetë jeta. Kështu marr makinën dhe bëj një vizitë të paplanifikuar. Nëna ime në moment e gjen kohën të më gatuajë diçka, ndërkohë që babai me kënaqësi më fton të pi një gotë verë me të. Pra, edhe njëherë, bëhem vajza e tyre e vogël, gjë që është diçka e mrekullueshme për të gjithë. Nuk ka probleme aty, ushqimi është më i miri dhe sigurisht është shumë ngrohtë, edhe pse jashtë bie borë.

Mami, të lutem sigurohu që do të jetosh edhe për një kohë shumë të gjatë, sepse nuk e di se si do të jetë jeta ime pa e dëgjuar zërin tënd në telefon, si do të rri pa të ngacmuar në kuzhinën tënde dhe pa të dhënë një përqafim të ngrohtë”/Blitz.al/

Komento
Shperndaje