Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rinia e përjetshme? Ja disa këshilla “të shëndetshme”!

Rinia e përjetshme? Ja disa këshilla “të shëndetshme”!
April 08
07:50 2016

Zbulimi i sekretit për rininë e përhershme ka qenë gjithmonë një nga misionet më të vështira për njerëzit anembanë botës. Është thjesht një mit? Shumë besojnë se gjithçka lidhet me mënyrën se si i bën ballë jetës dhe me aftësinë për t’i “ofruar” gjithnjë diçka të re rutinës suaj.  Për këtë janë pyetur një grup zonjash mbi 50 vjeç, të cilat japin recetat e tyre se si mund të ndihesh e re kurdoherë. Mosha është thjesht një numër.

  1. Ena Cratsenburg, nënkryetare e sektorit të konsumatorit, “Intrexon Corporation”
    “Unë përpiqem shumë që të kujdesem për veten si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Unë vrapoj ose eci mesatarisht të paktën 3 milje në ditë. Kjo për mua s’është thjesht stërvitje, por edhe mënyra ime e të medituarit”.

2. Mary Poland, bordi i drejtorëve, Opera e San Franciskos

“Arma ime kundër plakjes është stërvitja! 6 vite më parë fillova të stërvitem çdo ditë rregullisht. Jam fokusuar te fleksibiliteti dhe te qëndrueshmëria. Në të vërtetë nuk e bëj këtë për t’u dobësuar apo për të bërë muskuj. Qëllimi im ka qenë veshja e stileteve sa herë të doja, pa pasur asnjë problem”.

3. Elizabeth Birka-White, presidente, shtypi i Universitetit të Kalifornisë

“Unë nuk stërvitem formalisht. Kam një ekzistencë të tillë, të programuar, saqë e dashuroj faktin që jam në gjendje thjesht të dal nga dera, zakonisht me qenin tim dhe të shëtis rrugëve – qoftë duke ecur, qoftë duke vrapuar. Kam kuptuar – dhe kjo ndoshta është diçka që ka të bëjë me arritjen e pjekurisë – që jam shumë më e vëmendshme ndaj stinëve. Unë tashmë ndiej aromën e luleve, cicërimën e zogjve, një copëz gjelbërimi të shpalosur në degën e një peme”.

4. Karen Giblin, presidente e “Red Hot Mamas”

Mund të ketë ardhur momenti të ndryshoni gardërobën tuaj. Zbuloni se cilat veshje bëjnë për ju dhe ju bëjnë të ndiheni të sigurta. Të dukurit bukur ju kënaq shpirtin. Mos ngurroni të dukeni tërheqëse; do të dukeni tërësisht të mrekullueshme. Dhe ndër të tjera, ruani sensin e humorit, bëni mirë ta doni jetën”.

5. Sue Andersen-Berger, anëtare dhe dietologe e regjistruar, “Orinda Garden Club”.

“Bëj shumë gjëra për të jetuar shëndetshëm; stërvitem çdo ditë, përdor krem mbrojtës për fytyrën, shmang pijet e gazuara, ushqimet e përpunuara etj. Por ajo që është më e rëndësishme, unë ha shumë fruta, perime dhe peshk”.

6. Pamela Stefan, anëtare e bordit ekzekutiv, “Children’s Hospital Branches”

“Përveç faktit të të qenit e zellshme gjithë jetën time për të larë fytyrën çdo mbrëmje para gjumit, për të përdorur solucione për parandalimin e dehidratimit të lëkurës, mendoj se sekreti më i madh i të dukurit mirë është të kesh një mentalitet pozitiv dhe ta përqafosh jetën në çdo aspekt të saj”.

7. Sandra Farris, drejtuese, ballo e Operës, San Francisko 2016

“Stërvitem çdo mëngjes teksa lexoj bestsellerat e fundit. Ndërkohë, kam bërë maskë në fytyrë dhe u kam hedhur solucion flokëve. Më pëlqen të bëj disa gjëra njëkohësisht, në mënyrë që të kursej kohë, ndërkohë që bëj shumë. Kjo më bën ta nis ditën plot energji dhe entuziazëm, gjë që reflektohet edhe në fytyrën time”.

8. Jennifer Snowdon, makeup artist

“Filozofia ime e jetës është e tillë: Bukuria e vërtetë është shprehja e qëllimit që ke përbrenda. Dhe kjo gjë është vërtet tërheqëse. Unë e nis ditën duke medituar, me frymëmarrje e duke falënderuar. Më pas përpiqem të dëgjoj se për çfarë më thërret dita. Kujdesu dhe ki respekt për veten. Ha gjëra organike dhe pi shumë ujë”.

9. Joan Cannon, anëtare e bordit ekzekutiv, “Children’s Hospital Branches”

“Më pëlqen shumë të dal e të punoj, të dëgjoj cicërimën e zogjve, të takoj të afërmit dhe të luaj me qenin dhe macet e mia. Unë lëviz gjithnjë dhe përpiqem të mësoj gjëra të reja. Dhe, sigurisht, pak përkujdesje dhe krem fytyre bëjnë mirë për të mbuluar njollat”.

10. Cynthia Schreuder, presidente dhe CEO, “CLS Printing Company”

“Merrni frymë thellë, gjithmonë. Ne nuk mund ta shmangim stresin; ai është gjithmonë rreth nesh. Merrni frymë thellë dhe nxirreni ngadalë”.

11. Carla Cossette Zuber, organizatore eventesh

  “Kafeina ka një rol të rëndësishëm në regjimin tim anti-plakje. E përdor kafen shumë për të bërë të mundur reduktimin e rrathëve të zinj të syve. Gjithashtu, përdor maskat me kafeinë për fytyrën. Pirja e një filxhani kafeje apo çaji u jep shkëlqim syve të mi dhe ma ngjyros ditën.

Komento
Shperndaje