Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Regjimi ushqimor ideal për një pornostare

Regjimi ushqimor ideal për një pornostare
April 18
19:45 2016

“Si është e mundur që pornostaret kanë një trup gati perfekt gjatë gjithë kohës?”- është pyetja që na mundon të gjithëve, por shumë shpejt edhe ky kuriozitet do të shuhet.
Chanel Preston, pornostarja 28-vjeçare, ka folur për “Cosmopolitan” rreth dietës dhe ushqimeve që konsumon. Fituesja e shumë çmimeve AVN Porn Awards ka treguar se mënyra më e mirë për të mbajtur trupin në formë është të kesh një regjim të mirëpërcaktuar.

Aktorja i vë theksin konsumimit të të gjitha proteinave, sidomos glutenit dhe gjithë vitaminave të mundshme. Një vakt i saj nuk është kurrë i rënduar, përveç rasteve kur ka kohë që nuk ka konsumuar ushqime me përmbajtje gluteni. Dhe një vakt i rëndë për Preston konsiston në një peshk shpatë, tuna, rizoto apo kotoleta. Kurse 90% e vakteve të tjera janë të lehta, të cilat kalohen me supë misri, spinaq, djathë apo biskota. Regjimi ushqimor i aktores ndryshon në ditët kur ka xhirime. Në këtë rast, aktorja mjaftohet me lëngje frutash apo ushqime të shpejta si çokollata. Kurse ato që nuk mungojnë në ditën e saj janë frutat e perimet: mango, domate, kastravec, patate, pjeshkë, banane, speca janë disa nga ushqimet që nuk mungojnë në çantën apo tryezën e Preston.

Chanel devijon nga programi ditor i ushqimit vetëm në rastet kur i duhet të xhirojë skena të seksit anal, pasi i duhet ose të konsumojë shumë pak ose të mos konsumojë fare ushqim.

Sipas pornostares, ushqimet që ajo konsumon janë të gjitha bio dhe ky është një avantazh tjetër për të mbajtur trupin në formë pa përdorur palestrën. Përveçse ushqimet  janë bio,përmbajtja e glutenit në nivele të larta bën që ajo të jetë e aftë jo vetëm për ta kryer punën siç duhet, por edhe të ketë forma mahnitëse të të pasmeve e gjoksit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje