Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qukat, seksi dhe të nevojshme

Qukat, seksi dhe të nevojshme
April 10
10:39 2016

Qukat në fytyrën e femrave, por edhe të meshkujve, janë kthyer në trend ditët e sotme. Këto pika të vogla natyrale janë një trend i ri i Instagram-it, aq sa shumë artistë të make-up i këshillojnë klientët e tyre në të gjithë botën të mos të përpiqen t’i mbulojnë, por t’i shfaqin pasi u japin pamje që i tregon më të rinj. Kështu që, nëse jeni aq me fat sa t’ i keni qukat nga natyra, duhet të ndiheni të kënaqur. Por qukat nuk ekzistojnë vetëm për faktin që t’ju bëjnë të bini në sy. Ka një arsye mjaft interesante pse disa i kanë e disa jo.

SciShow në Youtube ka shpjeguar se qukat prodhohen nga disa qeliza që quhen melanocite, të cilat formojnë hapësira të vogla mbi lëkurë, ku përqindja e melaninës është më e lartë. Mos u shqetësoni, melanina është një proteinë që prodhon pigmentin e lëkurës, syve dhe të flokëve, kështu që kur ajo prodhohet më shumë shfaqen ato që quhen quka.

Ky fakt gjithashtu përforcon idenë se nëse ekspozoheni shumë ndaj diellit ju krijohen qukat. Por ato nuk janë domosdoshmërisht shenja që ju jeni ekspozuar tepër ndaj diellit, në fakt ato kanë një efekt të dyfishtë , pasi mbrojnë lëkurën nga rrezet ultraviolet.

Ato zbehen dhe përforcohen gjatë gjithë kohës, madje në dimër duhet të keni dalluar se janë më të zbehta. Kështu që nëse ndiheni të pasigurt në lidhje me bukurinë tuaj, mos harroni se trupi juaj është tmerrësisht mbresëlënës, sipas këndvështrimit të shkencës.

Etiketimet
Shperndaje