Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të dilni në një takim

Pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të dilni në një takim
September 22
16:55 2016

Shumë njerëz e kanë të vështirë të dalin në takime me njerëz të rinj. Ndonjëherë zgjidhni partnerët e gabuar për një takim dhe kjo sjell zhgënjimin. Ju duhet t’i shmangni takimet e gabuara sepse kështu mund të shmangni ndarjet, pasojat e dhimbshme dhe gabimet naive. Më poshtë do të gjeni 5 prej pyetjeve që duhet t’i bëni vetes përpara se të dilni në takim me dikë.

  1. Po dilni në takim për t’u ndier e vlerësuar?

Takimi në thelb është vlerësim. Dikush ju tregon se ju jeni interesante dhe ju ndiheni të vlerësuar nga dhuratat dhe përkushtimi që merrni. Por fillimisht duhet të njihni identitetin tuaj. Sigurohuni për identitetin tuaj dhe vlerësimin që keni për veten, më pas zgjidhni të dilni në një takim.

2. A po dal në takim sepse ndihem në presion?

Mos dilni me dikë vetëm se ndiheni në presion nga kërkesat e tij. Dilni me dikë që ju keni dëshirë dhe kuriozitet për ta njohur.

3. A po dal në grup?

Zakonisht në takimin e parë dilni çift, por ju nuk jeni e sigurt në qoftë se doni të dilni vetëm me të apo në grup. Mendoni se dëshironi të dilni në grup sepse ndiheni më të sigurt dhe keni mbështetjen e miqve.

4. A po dal në takim me një synim afatshkurtër?

Shumë njerëz dyshojnë në qoftë se po dalin vetëm për një kohë të shkurtër. Ata nuk e pëlqejnë këtë sepse duan që të martohen një ditë dhe të kenë një marrëdhënie të lumtur.

5. A duhet të dal edhe pse jam e nënshtruar nga zoti?

Besimtarët shpeshherë i bëjnë këtë pyetje vetes. Por kjo nuk duhet t’ju bëjë të ndiheni nën presion dhe dilni me atë që ju dëshironi./Blitz.al/

Shperndaje