Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pyetjet që duhet t’i bëni vetes para se të divorcoheni

Pyetjet që duhet t’i bëni vetes para se të divorcoheni
October 18
13:52 2016

Një nga gjërat më të vështira në jetë është rindërtimi i marrëdhënies pas një tradhtie. Nëse partneri apo partnerja është i pakënaqur qoftë nga jeta seksuale, qoftë nga sjellja e atij që ka në krah, ai/ajo nxitet të krijojë një tjetër lidhje paralele, e cila dëmton rëndë lidhjen ekzistuese, duke e çuar deri në prishje.

Por a i duhet dhënë fund menjëherë kësaj marrëdhënieje?

Pikë së pari, bëjini vetes tri pyetje:

  1. A doni t’i përkushtoheni maksimalisht partnerit tuaj nëse arrini t’i besoni sërish?

Me pak fjalë, mësoni nëse ju ka mbetur sadopak admirim e respekt për të shpëtuar marrëdhënien. Tregohuni të sinqertë dhe përgjigjuni pyetjes: A bëni akoma qejf dhe shijoni kohën e lirë bashkë?

  1. E keni lënë mënjanë urrejtjen, zemërimin e keqardhjen dhe jeni të gatshëm të ecni përpara?

Domethënë, e imagjinoni veten të lumtur përsëri krah tij/saj apo të lumtur përkrah dikujt tjetër?

  1. Mund ta falni partnerin?

Kjo nuk do të thotë të pranoni veprimet e tij apo saj dhe as të lejoni që të ketë fuqi e ndikim te ju.

Nëse përgjigjja e të paktën një prej pyetjeve të mësipërme është “jo”, atëherë duhet të vraponi te partneri juaj për t’i kërkuar divorcin. Në fund të ditës, jeni ju që e dini çfarë doni të bëni me jetën tuaj e nëse martesa mund të mbijetojë.

Shperndaje