Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Punë vetëm 3 herë në javë, për të gjithë ju që jeni mbi 40 vjeç!

Punë vetëm 3 herë në javë, për të gjithë ju që jeni mbi 40 vjeç!
June 10
10:29 2019

Nëse do të kishit mundësi të zgjidhnit për të punuar më pak se 6 ditë në javë a do ta bënit?

Sigurisht që po, tashmë edhe një studim i bërë nga Letra e Punëtorëve të Institutit të Melburnit thotë se duhet ta bëni këtë. Studiuesit kanë zbuluar se punëtorët mbi 40 vjeç do të kenë përformancë më të mirë nëse punojnë vetëm 3 herë në javë.

Një 40 vjeçar që punon 3 herë në javë është më produktiv, më pak i stresuar dhe përpiqet të bëjë më të mirën. Punonjësit ndihen të lodhur dhe sistemi nervor i tyre akumulohet nëse punojnë më shumë se 25 orë në javë sepse:

  • Ju mungon gjumi dhe ndiheni gjatë gjithë kohës të lodhur.
  • Ndjenjat e trishtimit ose depresionit kanë filluar të shtohen në jetën tuaj.
  • Mund të bini pre e substancave narkotike ose të alkolit, duke tentuar që të mbani trurin tuaj sa më gjatë në punë.
  • Marrëdhëniet shoqërore ose familjare do të coptohen për shkak të kohës tuaj.

Të gjitha këto ndikojnë negativisht në jetën tuaj, kështu që duhet të shkëputeni paksa nga puna, boll keni punuar deri në këtë moshë!

Gjithësesi pavarësisht benefiteve të këtij studimi, secili e zgjedh vetë se sa orë duhet të punojë, duke patur parasysh edhe kushtet ekonomike./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje