Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Punë me orar të zgjatur? Më mirë jo!

Punë me orar të zgjatur? Më mirë jo!
May 10
19:28 2016

Ne gjithmonë kemi pohuar se puna jashtë orarit është tepër e dëmshme jo vetëm për shëndetin tonë fizik, por edhe atë mendor e social.

Por pse-në e këtij pohimi na e jep një studim i revistës Inc.com.

Sipas këtij studimi, puna më shumë se 10 orë në ditë shoqërohet me një rritje prej 60% të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe me rritjen e konsumit të alkoolit dhe duhanit.

Kurse punëtorët që punojnë nga 50 deri në 60 orë në javë raportojnë probleme në marrëdhënien në çift dhe ata që punojnë në total 11 orë në javë mbi normalen janë më të ekspozuar ndaj depresionit.

Dhe në përfundim, puna mbi orarin e përcaktuar sjell çrregullime të gjumit, humbje në peshë dhe stres.

Përfundimet e këtij studimi u arritën duke studiuar 1.574 menaxherë të kompanive të ndryshme, duke i lënë ata të punojnë më orar të zgjatur, punë që solli edhe rezultatet e mësipërme.

Prandaj, nëse keni vendosur t’i bëni përshtypje shefit apo shefes, gjeni më mirë një mënyrë tjetër.

Komento
Etiketimet
Shperndaje