Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse u zhveshën 6 mijë kolumbianë në “Bolivar Square”?

Pse u zhveshën 6 mijë kolumbianë në “Bolivar Square”?
June 06
18:28 2016

Fotografi amerikan Spencer Tunick, i famshëm për pikturat e tij me turma të mëdha njerëzish të zhveshur, ka bindur këtë të diel më shumë se 6 mijë kolumbianë të dalin të zhveshur  në sheshin kryesor të Bogotas. I gjithë ky akt bëhet në emër të paqes, të një akt-marrëveshjeje  të vendosur mes Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë dhe rebelëve të majtë.

“Ne jemi të lumtur që dalim të zhveshur. Ky është një moment paqeje dhe qetësie për ne, një moment uniteti dhe një kohë për të çrrënjosur  paragjykimet”,- ka thënë Claudia Barrientos pjesëmarrëse e kauzës.

Në një intervistë për AFP-në përpara tubimit ditën e diel, Tunick u shpreh se qëllimi i tij ishte të shfaqte trupin si një entitet organik të bukur, që transformon hapësirën e sheshit. Pranë “Bolivar Square” ndodhen Kongresi i Kolumbisë, Gjykata Supreme, Bashkia dhe Katedralja e Madhe. Konflikti i Kolumbisë filloi si pasojë e një kryengritjeje fshatare në vitin 1960 e prej tij kanë mbetur të vrarë 260 mijë njerëz.

Shperndaje