Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse të jesh i shkurtër është më mirë?

Pse të jesh i shkurtër është më mirë?
November 10
17:57 2016
 Nëse jeni më të shkurtër se shumica e miqve tuaj, mos u ndjeni inferiorë. Aspak!

Edhe nëse ju tallin vazhdimisht apo ju vënë në lojë për gjatësinë tuaj, merreni më me sportivitet pasi disa studime nga shkencëtarë në SHBA tregojnë se të jesh më i shkurtër se normalja ka disa përfitime dhe do t’ju bëjnë të mendoni: “Falë Zotit jam i shkurtër!”.

 

  1. Të qenit i shkurtër redukton rrezikun e kancerit

Një studim i vitit 2014 në 5 milionë subjekte tregoi se personat që ishin më të gjatë se normalja ishin më të rrezikuar nga kanceri si ai i gjirit dhe i lëkurës sesa pjesa tjetër që ishin nën normale. Rreziku ishte te të dyja gjinitë: si te meshkujt, edhe te femrat. Akoma më tej shkoi një studim i vitit 2016, i cili doli në përfundimin se këmbët më të gjata çonin në kancer rektal (kancer i zorrës së trashë).

 

  1. Je më pak i ekspozuar ndaj trombozave të gjakut

Studiues nga Universiteti i Tromsos në Norvegji ekzaminuan më shumë se 25,000 subjekte dhe qelizat e tyre të gjakut.  Autorët e studimit dolën në përfundimin se personat me shtat më të shkurtër se të tjerët janë më pak të predispozuar për të qenë “pre” e trombozave të ndryshme të gjakut sesa personat e gjatë. Akoma është e paqartë çfarë e shkakton këtë gjë, por studiuesit hedhin teorinë se kjo ka të bëjë me ndryshimin e qarkullimit të gjakut nga dikush që është i gjatë te dikush që është i shkurtër.

 

  1. Mund të bësh më shumë seks (nëse je djalë)

Një studim i vitit 2014, i publikuar në të përditshmen “Journal of Sexual Medicine”, tregon se meshkujt më të shkurtër kanë më shumë intimitet në shtrat se meshkujt më të gjatë. Studimi u krye në 500 meshkuj heteroseksualë, ata të cilët ishin nën 175 cm bënin më shumë seks sesa ata që ishin mbi këtë gjatësi (3 herë më shumë madje).

 

  1. Keni më pak mundësi për t’u përballur me ngjarje stresuese

Lajmë të mira për të gjithë ata që e kanë të vështirë të përballen me ngjarje stresuese.

Meshkuj nën 167 cm kanë 32% më pak mundësi për t’u divorcuar sesa ata që janë mbi gjatësinë mesatare. Të paktën kështu tregon studimi i Universitetit të Nju Jorkut.

Gjithashtu, ky studim tregon se meshkujt e shkurtër janë më me këmbë në tokë, gjë që i bën të kenë më shumë “armë” kundër stresit.

 

  1. Njerëzit më të shkurtër mund të jetojnë më gjatë

Një studim i publikuar në revistën “PLOS One” tregon se individët me një shtat më të shkurtër janë të predispozuar të jetojnë më gjatë se ata me shtat më të gjatë.

Studimi është kryer te meshkujt japonezo-amerikanë, gjë që e vë në pikëpyetje për pjesën tjetër të meshkujve. Kësaj çështjeje i janë përgjigjur vetë shkencëtarët, të cilët kanë deklaruar se rezultatet e këtij studimi mund të aplikohen lehtësisht edhe te gjinia tjetër, femrat, si dhe tek etnitë e tjera.

 

  1. Pesha është shoqëruesja juaj

Nuk po themi që njerëzit e shkurtër janë më të shëndoshë, por po themi se ata arrijnë të kontrollojnë çdo kg të peshës së tyre trupore. Prandaj ata janë më të mirë në lloje të caktuara sportesh, mund ta bëjnë turmën për vete dhe mund të triumfojnë në shumë “beteja”. Kot nuk thonë: “Gjëra e mira vijnë në paketime të vogla”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje