Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse të gjithë japin mend kur ke dëshirë t’u vesh fëmijëve emra të pazakontë?

Pse të gjithë japin mend kur ke dëshirë t’u vesh fëmijëve emra të pazakontë?
September 13
16:19 2016

Nëse vendos që fëmijës t’i vesh një emër të veçantë duhet të dish të përballesh me komentet e njerëzve. Një nënë ka treguar se ka zgjedhur emra të veçantë për fëmijët e saj, por komentet dhe reagimet e njerëzve kanë qenë të shumta. Ajo tregon se si është përballur me njerëzit dhe arsyet se pse ka zgjedhur këta emra.

Ever Elizabeth është fëmija i katërt i familjes. Çifti është përpjekur për disa vite dhe përpara se Ever të lindte kanë humbur një fëmijë në javën e 13-të. Gjatë kohës që Ever do të vinte në jetë, çifti ka investuar shumë për këtë shtatzëni. Nëna e saj ka shpjeguar arsyet se pse ka zgjedhur emra të pazakontë:

“Emrat janë një çështje e rëndësishme në familjen tonë, të gjithë fëmijët kanë emra të pazakontë: Dakota Wolf (ujku), Ian Oliver dhe Lola Moon (Hëna). Këta emra i kemi zgjedhur nëpërmjet fjalëve të dashura. Me emrin Ever (i cili përkthehet ndonjëherë) unë rashë në dashuri, por familja ime nuk ishte shumë e sigurt. Reagimi i babait tim ishte: “Ever? Uh”. Madje një mik i familjes tha duke bërë shaka se pse nuk e keni quajtur atë Time (kohë) ose Here (këtu).

Të gjithë fëmijët kanë emra të çuditshëm sepse kjo është zgjedhja që ne kemi bërë. Për shembull, Dakota Ujku është vërtet e çuditshme dhe e kemi zgjedhur përpara 21 vjetësh, Lola Hëna ia kam vënë sepse është përdorur nga gratë spanjolle për fëmijët biond.

Gjatë viteve ka pasur shumë reagime për emrat e fëmijëve të mi. Një pjesë e këtyre reagimeve ishin mospranues, por unë nuk i kam zgjedhur emrat e fëmijëve për të bërë të lumtur njerëzit e tjerë. Ndërkohë fëmijët e mi i duan emrat e tyre dhe nuk kanë asnjë kompleks.

Ever ka qenë një fëmijë i veçantë dhe i shkon shumë emri i saj. Ajo ka lindur me një nyjë të vërtetë, domethënë kërthiza e saj ishte e lidhur me një nyjë me kordonin, por për fat të mirë nuk e dëmtoi atë. Këto janë raste që ndodhin “ndonjëherë”.

“Emrat e fëmijëve janë të veçantë dhe nuk ka rëndësi në qoftë se njerëzit e tjerë i komentojnë ose jo. Unë e di se për ne emri Ever është i përkryer dhe shpresoj që ajo të ndiejë të njëjtën gjë si ne kur të rritet”./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje