Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse qeveria nuk e pranoi emrin e kësaj bebeje?

April 13
20:44 2016

Një çift në Brazil ka menduar t’i vendosë një emër shumë të rëndësishëm kulturor foshnjës të tyre. Prindërit mund t’ia vendosin emrin fëmijës të tyre si të kenë dëshirë. Sigurisht, emri është diçka që nuk ka pse të përhapë panik tek autoritetet. Por në të vërtetë emri që këta prindër kishin zgjedhur i vuri në panik.

Cizinho Afreeka dhe Jessica Juliana lindën një vajzë të shëndetshme. Ata kishin dëshirë që t’i vendosnin një emër që pasqyronte trashëgiminë e tyre.

Ata zgjodhën ta quanin vajzën e tyre Makeda Foluke, por ky emër nuk u pranua nga autoritetet pasi është një emër shumë afrikan dhe do të ishte i turpshëm pas disa vitesh. Çifti kishte vendosur ta quante Makeda Foluke, sepse Makeda ka qenë Mbretëresha e Shebës, Foluke në nigerisht do të thotë “e madhërishme”. Pra ata e kishin në kuptimin  “Është e madhërishme që të jetë në kujdesin e Perëndisë”.

Çifti është në dijeni se në Brazil kërkohen emra europianë, prandaj ky emër nuk është pranuar. Por babai i foshnjës këmbëngul ta quajë Makeda Foluke ose nuk do ta regjistrojë vajzën. Çifti nga Afrika i cili jeton në Brazil thotë se kjo është një shenjë racizmi.

16b29edb-7380-4c30-ae91-2984fe6e9443_tablet

Komento
Etiketimet
Shperndaje