Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse njerëzit qëndrojnë në një marrëdhënie të palumtur?

Pse njerëzit qëndrojnë në një marrëdhënie të palumtur?
December 06
12:28 2016

Të gjithë ëndërrojnë që kur të rriten të gjejnë njeriun e zemrës, me të cilin do të bien thellësisht në dashuri. Megjithatë, në të ardhmen shumë gra dhe  burra përfundojnë në një marrëdhënie të palumtur apo thënë ndryshe ngecin në të. Përse kjo gjë është bërë diçka e zakonshme sot?

Psikologia Sara Rego  nga Universiteti i Minho-s, Portugali,  e ka quajtur këtë “kostoja e efektit të zhytjes”. Ajo konsiston në një ndjenjë për të mos hedhur poshtë gjithçka në të cilën nga investuar prej vitesh, pavarësisht mungesës së lumturisë.

Studiuesit kanë pyetur disa pjesëmarrës nëse ata do të qëndronin në një martesë “të ftohtë”  bazuar në tre faktorë të ndryshëm: koha (një martesë 1-vjeçare  kundrejt një 10-vjeçareje), përpjekjet (koha e shpenzuar për të risjellë lumturinë mes tyre) dhe paratë (për shembull bashkëjetesa dhe ndarja e shpenzimeve). Në fund, rreth 25 për qind e grupit është shprehur se do të qëndronte në një marrëdhënie të tillë. Studimi konfirmoi hipotezën fillestare se të investuarit në kohë, përpjekje dhe para në një marrëdhënie i bën individët më të prirur për të qëndruar në një lidhje, e cila nuk i bën plotësisht të lumtur. /Blitz.al/

Shperndaje