Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse njerëzit maskohen për Halloween?

Pse njerëzit maskohen për Halloween?
October 26
17:22 2016

Halloween është një festë e preferuar nga shumë njerëz. Të gjithë vishen, maskohen e dalin, por ndoshta disa nuk e dinë arsyen se pse maskohen.

Kjo festë ndryshon komplet mënyrën tuaj të veshjes, madje përdoren edhe bojëra në fytyrë.

Halloween është një festë shumë komplekse. Si shumë festa të tjera, edhe ajo i ka fillesat shumë kohë më parë. Arsyeja se pse Halloween festohet në datën 31 është sepse përkon me ditën e fundit e kalendarit kelt në epokën e hekurit, gjithashtu përkon me festën kelte të Samhain.

Ajo bëhet në përkujtim të njerëzve të vdekur e për këtë arsye njerëzit zgjedhin të veshin kostume të frikshme. Përveç kësaj, zgjedhin kostumet e frikshme edhe për të larguar frymët e këqija, kështu që mos zgjidhni kostume seksi, por sa më të frikshme./Blitz.al/

Komento
Shperndaje