Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse njerëzit inteligjentë kanë pak miq?

Pse njerëzit inteligjentë kanë pak miq?
July 06
19:11 2016

Nuk ka dyshime që të gjithë njerëzit kanë nevojë për miq, sepse komunikimi me ta ka shumë avantazhe. Por shkencëtarët kanë bërë disa kërkime ku tregojnë se njerëzit inteligjentë kanë më pak miq pranë vetes dhe jo gjithmonë kanë dëshirë të komunikojnë me ta për gjërat  e tyre.

Sipas psikologut Satoshi Kanazava, intelektualët ndihen më pak të lumtur me jetën e tyre kur kanë një shoqëri të madhe dhe aktive. Ata kanë një rreth të ngushtë miqsh dhe duan të jetojnë në botën e tyre të vogël. Njerëzit e zgjuar janë entuziastë në lidhje me gjërat që kanë rëndësi vetëm për ta.

Studiuesi Carol Graham ka thënë se njerëzit inteligjentë e përdorin shumicën e kohës për të arritur qëllimet afatgjata. Ata e gjejnë lumturinë në aktivitete që kanë një rezultat përfundimtar. Njerëzit inteligjentë jetojnë sipas rregullave të tyre pa u ndikuar nga të tjerët. Inteligjenca e lartë u jep atyre lirinë për të mos u mbështetur te të tjerët dhe  për të qenë vetvetja. Këta njerëz janë në harmoni me veten e tyre dhe për këtë arsye mbajnë shumë pak miq pranë vetes.

Komento
Etiketimet
Shperndaje