Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse martohen njerëzit dhe a është martesa e rëndësishme?

Pse martohen njerëzit dhe a është martesa e rëndësishme?
October 19
19:28 2016

Shumë njerëz e shohin martesën si një domosdoshmëri për të plotësuar jetën e tyre, por së fundmi martesa është kthyer në një trend. Sipas një studimi, të rinjtë preferojnë të martohen më vonë ose zgjedhin të qëndrojnë beqarë.

Njerëzit zgjedhin të kenë vetëm takime, të bashkëjetojnë por jo të martohen. Bëjnë atë zgjedhje sepse nuk duan të kenë angazhime. Gjithashtu ka rezultuar, sipas studimeve, se ata që martohen kryejnë më pak marrëdhënie seksuale se ata që janë ende të lirë.

Sipas profesor Allen Downey, njerëzit që kanë lindur në vitet 1980-1990 janë të prirur për të mos u martuar, pothuajse 80% e tyre zgjedhin të qëndrojnë beqarë, ndryshe nga njerëzit e viteve ’40-’50, rreth 25% e të cilëve kanë mbetur beqare. Por cila është arsyeja?

Sipas studiuesve, shumë njerëz dëshirojnë të mos martohen për shkak se janë rritur në një periudhë kur divorci është shumë i përhapur. Gjendja financiare ka një rëndësi shumë të madhe dhe kush  nuk e ka stabilizuar atë zgjedh të mos krijojë familje. Martesa konsiderohet si një kontratë detyruese dhe si një metodë e vjetër, për këtë arsye njerëzit synojnë lidhjet e hapura.

Faktikisht martesa dhe krijimi i familjes është i rëndësishëm. Çdo marrëdhënie është në rrezik, kështu që nuk do të thotë se martesa shkakton probleme. Martesa siguron një strukturë të caktuar. Gjithsesi, më e rëndësishme se martesa është lumturia./Blitz.al/

Shperndaje