Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse kanë njerëzit gropëza tek faqet?

Pse kanë njerëzit gropëza tek faqet?
February 05
20:42 2019

Të gjithë mund të biem dakord që gropëzat tek faqet e bëjnë të qeshurën e dikujt shumë të veçantë, e për më tepër e dallon nga të tjerët. Madje në rastet e Jennifer Garner, Ariana Grande apo Miranda Kerr, gropëzat tek faqet e kanë kthyer buzëqeshjen e tyre në një simbol në Hollywood.

Por pavarësisht pamjes së pafajshme dhe të bukur që i japin dikujt, cila është arsyeja që ato formohen?

Në radhë të parë, ka dy lloje gropëzash, ose siç njihen në anglisht “Dimples”. Ato mund të formohen tek faqet ose më poshtë tek mjekra. Gropëzat tek mjekra formohen si rezultat i një plasaritje të kockës së saj. Kjo plasaritje formohet nga lemza gjatë zhvillimit fetal të një fëmije, kur pjesa e majtë dhe e djathtë e mjekrës nuk janë të bashkuar ashtu si duhet.

Ndërkohë që gropëzat e faqeve janë pak më të komplikuara si rast. Dy teori ekzistojnë për formimin e tyre, njëra mbështet shpjegimin se formohen si pasojë e muskujve facial të shkrutër rreth zonës së gojës, ndërsa tjetra e lidh krijimin e gropëzave në faqe me ndarjen e muskulit më të madh të fytyrës tonë: zygoticus major, i cili zakonisht është si një pllakë. Gjithashtu formimi i tyre lidhet dhe me gjenetikën sepse në shumicën e rasteve, nëse prindërit e dikujt kanë gropëza në faqe apo mjekër, edhe ata vetë do ti kenë. Megjithatë kjo nuk është 100% e sigurtë.

Fakt është se njerëzit nuk mund ti bëjnë gropëzat vetë, vetëm nëse janë aq të fiskuar pas tyre sa ti nënshtrohen një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale që nuk kalsifikohet as si estetike. Ndërkohë në trend duket se kanë hyrë disa lloje percing-ësh që të krijojnë idenë sikur keni gropëza në faqe, por që nuk është se të japin një pamje aq natyrale.

Në fund mund të biem dakord që sido që të formohen, gropëzat tek faqet janë një nga tiparet më të bukura që mund të ketë fytyra e një njeriu, dhe pse ajo i bën ata më tërheqeës, sidomos kur buzëqeshin. Shikoni psh Adam Levine:

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje