Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse ishi vazhdon t’ju shohë storyt në Instagram? Ekspertët e kanë një përgjigje

Pse ishi vazhdon t’ju shohë storyt në Instagram? Ekspertët e kanë një përgjigje
August 30
08:57 2019

U ndatë, po mundoheni të vazhdoni përpara në jetë, por ish i dashuri/ish e dashura vazhdon t’ju shohë postimet dhe storyt në rrjetet sociale. Dhe të gjithëve na kalon në mendje pyetja: pse, çfarë kërkojnë? Dhe pse asnjëherë nuk do e dimë përgjigjen e vërtetë, ekspertët shpjegojnë disa arsye se pse kjo ndodh.

“Si fillim, shikimi i story-ve në Instagram, zakonisht bëhet në dy mënyra – prej zakonit dhe me qëllim. Për këtë arsye, ka dy mënyra në të cilat ishi juaj po sheh storyt.”- shpjegon Chelsea Leigh Trescot, terapiste ndarjesh.

Pra, ata mund të jenë ai lloj personi që shohin postimet e të gjithëve, duke i kaluar me radhë dhe rrjedhimisht dhe tuajën. Edhe pse ka zgjedhur t’ju ndjekë, nuk do të thotë që e pa me ndonjë qëllim specifik. Nëse ishi juaj ishte ai lloj personi që kalonte shumë kohë në rrjetet sociale, atëherë mos e stërmendoni kaq shumë.

“Nga ana tjetër, janë ata që zgjedhin dhe përzgjedhin storyt e kujt të shohin. Nëse ishi juaj i përdor rrjetet sociale jo në formë zakoni, por qëllimi, atëherë kur ju sheh storyt do të thotë që ka qenë një zgjedhje e paramenduar.

Është e rëndësishme të kujtoni që shumë njerëz pasi ndahen frikësohen nga pasiguria që i ndjek. Për t’ju përgjigjur kësaj pasigurie, ishi juaj mund të jetë duke ju parë postimet në mënyrë që t’i krijojë vetes që ndjesi që e di se çfarë po ndodh dhe kjo i jep një ndjesi momentale kontrolli dhe çlirimi.”- tregon ekspertja.

Kur je në një lidhje, të parit fytyrën e partnerit, të dëgjuarit zërin e tij apo të menduarit për të bën që të çlirohet oksitocina dhe të ndiheni më mirë. E njëjta gjë mund të ndodhë dhe pas ndarjes, qoftë edhe pse vetëm për pak minuta.

Gjithashtu ndonjëherë është edhe thjesht kuriozitet. Ata duan të dinë se me çfarë keni qenë duke u marrë, si jeni apo si po e kaloni ndarjes. Për aq kohë sa ata në rrjetet sociale nuk ju bezdisin, çdo gjë është në rregull. Por nëse doni, mos harroni që është gjithnjë opsioni “Hide stories” pa i bërë unfollow. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje