Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse është kaq e vështirë për të gjetur dashurinë e vërtetë?

Pse është kaq e vështirë për të gjetur dashurinë e vërtetë?
August 31
18:26 2016

Në një moshë të caktuar kërkoni të gjeni një person për të shfrytëzuar kohën e lirë. Kur njihni një person pyesni veten në qoftë se ai është i duhuri apo jo.

Pasi ndaheni mendoni se dashuria e vërtetë nuk ekziston, zhgënjeheni dhe nuk doni të njihni një person të ri. E keni gabim sepse dashuria e vërtetë ekziston, pavarësisht se sa e vështirë është për ta gjetur atë. Njerëzit nuk e kërkojnë dashurinë e vërtetë për shkak të rrethanave ose kohës dhe kënaqen vetëm me atë që u vjen. Ata kalojnë një marrëdhënie mediokre në vend që të kërkojnë personin e duhur. Duhet të dini se nuk duhet të humbisni kohë duke qëndruar me personat e gabuar.

Traditat janë kryesoret

Doni apo jo, traditat janë pjesë e shoqërisë sonë. Ju keni lindur, do të martoheni, do të bëni fëmijë dhe do të vdisni. Kjo është rutina e njerëzve, por duhet të dini se është e vështirë të gjeni një njeri që në moshën 20-vjeçare. Zakonisht njerëzit martohen 28 vjeç dhe 30 vjeç bëjnë fëmijë.

Disa njerëz janë me fat që e gjejnë dashurinë në moshë të re. Pjesa më e madhe zgjedhin të ndjekin traditën dhe kjo është një ndër arsyet që numri i divorceve është i madh. Sepse ata mendojnë, veçanërisht femrat, që duhet të krijojnë patjetër familje para moshës 30-vjeçare. Kjo është arsyeja që nuk i lejon të njohin personin e duhur sepse nuk kanë shumë kohë.

 Çfarë duhet të dini?

Ndiqni rrugën tuaj pa u shqetësuar për moshën. Dashuria e vërtetë është e vështirë për t’u gjetur, por nuk do të thotë se është e pamundur./Blitz.al/

 

 

Shperndaje