Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse duhet t’i mësoni gjuhët e huaja nëpërmjet aplikacioneve?

Pse duhet t’i mësoni gjuhët e huaja nëpërmjet aplikacioneve?
June 16
20:16 2016

Aplikacionet janë bërë shumë të rëndësishme ditët e sotme. Ato mund t’ju ndihmojnë në çdo fushë të jetës. Aplikacionet ju ndihmojnë të komunikoni me miqtë, të organizoni oraret tuaja, por edhe të mësoni një gjuhë. Teknologjia ka përparuar shumë dhe Apps arsimore janë duke u bërë mjaft popullore. Njëlloj si librat dhe Apps janë shumë të rëndësishme dhe ju mund të mësoni shumë nga to. Më poshtë do të gjeni disa metoda se si mund të mësoni gjuhët e huaja nëpërmjet aplikacioneve në smartfonin tuaj.

  1. App që ofrojnë mësimin e gjuhëve të huaja kanë njerëz shumë të përgatitur në këtë fushë. Ju mund të gjeni shumë informacion në këto aplikacione të cilat do t’ju ndihmojnë hap pas hapi. Fillimisht shkarkoni aplikacionin dhe zgjidhni gjuhën që ju dëshironi të mësoni. Nëpërmjet app-s është më e thjeshtë të mësosh një gjuhë të huaj, sepse nuk e ke detyruar të shkosh diku por app-s të sjellin informacionin kudo që të jeni.
  2. Bëni planin tuaj dhe vendosini një qëllim vetes. Aplikacionet përshtatin studime me oraret kur ju jeni të lirë. Gjithashtu ato përshtaten  me sjelljen dhe zakonet tuaja. Mënyra që ju të mësoni përpara ekranit të telefonit ose kompjuterit ju bën që të memorizoni më shpejt atë që keni parë.
  3. Mos harroni që aplikacionet janë thjesht disa mjete nxitëse. Është e njëjta gjë si aplikacionet e lojërave nga të cilat ju bëheni të varur. Edhe app-s për mësimin e gjuhëve të huaja ju bëjnë të njëjtën gjë sepse mësimi bëhet nëpërmjet videove, fotove dhe jo nëpërmjet teksteve të mërzitshme.
  4. Përshtypjet tuaja janë shumë të rëndësishme. Ky është një mësim i zhvilluar midis një mësuesi dhe nxënësit në distancë sociale. Krijuesit e këtyre app-s kërkojnë që të dinë përshtypjet tuaja sepse duan që të evoluojnë sa më shumë me këtë mënyrë të mësimdhënies.
  5. Ju bëjnë më shumë social. Mësimi i gjuhëve të huaja nëpërmjet aplikacioneve ju bën të komunikoni me njerëz të njohur dhe të panjohur. Këto diskutime ju bëjnë të jeni më social dhe të shoqërueshëm.
Etiketimet
Shperndaje