Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse djersijmë kur flemë?

Pse djersijmë kur flemë?
November 09
17:47 2016
 Djersitja në shtrat, po flasim kur flemë jo gjatë aktiviteteve të tjera, është një çështje që na prek të gjithëve. Disa nga arsyet mund të jenë të njohura, kurse disa të tjera jo.

Zakonisht temperatura e trupit bie kur ne flemë, por pavarësisht kësaj ne përsëri djersijmë. Pse ndodh kjo?

Kjo ndodh për një sërë shkaqesh. Në të shumtën e rasteve, djersitja ndodh nga dhoma e tejnxehur ose nga batanijet e mbulesat e shtratit. Për t’i shmangur këto dy shkaqe, sigurohuni që dhoma të jetë rreth 20 gradë Celsius dhe batanijet të jenë me material natyral. Nëse përsëri djersini atëherë duhet të shihni shkaqet e tjera.

Fjetja lakuriq është përsëri një shkak për djersitjen. Kjo sepse trupi është më i ekspozuar ndaj temperaturave të larta gjatë natës, ç’ka e bën të djersijë. Vishni një bluzë pambuku dhe do të jeni në rregull.

Nga ana tjetër, vaktet tuaja janë një tjetër katalizator i djersitjes natën. Nëse hani vonë, atëherë trupi juaj do të kërkojë t’i djegë kaloritë që ju morët paçka se ora mund të jetë 1:00 e natës. Për ta bërë këtë i duhet energji e me rritjen e energjisë rritet edhe temperatura. Rritja e temperaturës do të thotë djersitje. E njëjta gjë vlen edhe nëse vakti i fundit është tepër i bollshëm.

Gjithashtu, edhe hormonet duhen fajësuar për djersitjen teksa flemë. Kur hormonet janë në fluksin e tyre, si në rastin e menopauzës, sistemi nervor simpatik nuk arrin ta bëjë punën e tij pasi zihet në “kurth” nga ky fluks. Gjithashtu, fluksi i madh i hormoneve ndalon sistemin nervor të rregullojë temperaturën e brendshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje