Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Propozim për martesë si në përralla, i dashuri i bën surpriza në tre shtete

Propozim për martesë si në përralla, i dashuri i bën surpriza në tre shtete
September 30
20:09 2016

Të gjithë duam që historia jonë e dashurisë të ngjajë me historitë e përrallave. Mike Arndt dhe Dajana Sadowska kishin katër vite që dilnin bashkë dhe ai po mendonte për një surprizë të veçantë se si t’i propozonte asaj për martesë. Kështu, ai planifikoi një udhëtim i cili përfshinte ndalesa në tre shtete të ndryshme. Aventura e çiftit filloi në Bolton, vijoi në Frankfurt dhe përfundoi në kryeqytetin italian e gjitha kjo për 12 orë.

Bashkë me ta ishin edhe familja e Mike, babai i Dajana-s dhe një taksist italian. Gjithçka filloi një mëngjes kur Dajana ishte duke shkuar në punë si çdo mëngjes. Një djalë papritmas në autobus tha me zë të lartë: “Zonja dhe zotërinj, dua vëmendjen tuaj. Po kërkoj për një vajzë që quhet Dajana Sadowska”. Kështu, Dajana, e shtyrë nga kurioziteti, vendosi të shkojë me të panjohurin. Vëllai i Mike ose kunati i Dajanës ishte i pranishëm në autobus  dhe i shpjegoi se e gjitha kjo ishte një surprizë të cilën ajo do ta zbulonte shumë shpejt. Ajo duhej vetëm të ndiqte të dhënat të cilat ishin të bazuara në momente të rëndësishme të marrëdhënies së tyre. Dajan në fillim do të shkonte në vendin ku çifti ishte takuar për herë të parë.  E dhëna e dyti ishte të shkonte në vendin ku ata kishin vendosur më në fund të lidheshin. Në çdo vend ku Dajana shkoi, një pjesëtar i familjes së Mike i shfaqej për t’i dhënë një tjetër çelës. Përfundimisht ajo mbërriti në stacionin e Manchester-it, ku iu dorëzua një biletë për në Frankfurt. Në Frankfurt iu dha një biletë për në Romë. Në këtë moment Dajana kuptoi se diçka e veçantë do t’i ndodhte, sidomos kur në aeroportin e Romës u shfaq një shofer taksie i cili mbante në duar një pankartë me emrin e saj. Kështu, Dajana shkoi në destinacionin final, në një kështjellë mesjetare në Romë, ku i kërkuan që të ngjitej në majë të shkallëve pasi aty e priste një surprizë e veçantë. Në fund ajo u takua me të dashurin e saj, Mike.  Në atë moment, Mike e përqafoi dhe u ul në gjunjë për t’i bërë pyetjen e madhe: “A pranon të martohesh me mua?”.

Pra, askush nuk mund të thotë se histori të tilla ndodhin vetëm në përralla./Blitz.al/

Komento
Shperndaje