Pronari bën punonjësit e tij aksionerë të kompanisë

Hamdi Ulukaya është themeluesi turk i kompanisë të kosit “Chobani” në Amerikë. Ai shkoi në SHBA si një student i biznesit dhe duke parë se kosi nuk ishte shumë natyral bëri një recetë kosi. Më pas ai vendosi të hapte një kompani të vogël në vitin 2005, e cila me kalimin e viteve u kthye në një kompani gjigante që kushton miliarda dollarë.
Pronari i kosit “Chobani” ka vendosur t’u japë 10 % të aksioneve të kompanisë punonjësve të tij. Për një kompani ushqimore, veprimi i Hamdi Ulukaya është një lëvizje e pazakontë. Aksionet e kompanisë do t’u shpërndahen 2000 të punësuarve në filialet “Chobani” në të gjithë botën.
Disa aksione mund të kushtojnë miliona dollarë, por stafi nuk do ta dijë vlerën e tyre deri në momentin që kompania ose aksionet do të dalin në shitje. Teksa ai ka dhënë njoftimin në kompani, u ka thënë punonjësve: “Nuk është një dhuratë. Ky është një premtim reciprok për të punuar së bashku me një qëllim të përbashkët dhe me përgjegjësi. Ne do të vazhdojmë të krijojmë diçka të veçantë dhe me vlerë të qëndrueshme”.
Firma investuese TPG Capital ka kërkuar të blejë 20% të aksioneve të “Chobani”-s dhe i ka huajtur 750 m $. Kompania “Chobani” ka arritur një marrëveshje me firmën TGP Capital për të parandaluar rëniet dhe falimentimet në kompani dhe do t’u japë punonjësve 10% të aksioneve.