Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Probleme çiftesh” – Partneri jua “vjedh” çarçafin kur flini? Ne e kemi zgjidhjen gjeniale…

“Probleme çiftesh” – Partneri jua “vjedh” çarçafin kur flini? Ne e kemi zgjidhjen gjeniale…
October 05
12:06 2016

Ngriheni në mes të natës duke ngrirë së ftohti sepse partneri juaj “egoist” e ka marrë të gjithë çarçafin apo mbulesën për vete? Me siguri ky është një moment kur do të donit ta vrisnit! Por qetësohuni sepse ka një zgjidhje…

“Cover Clamp” është një pajisje e re, e cila do të përfundojë një herë e përgjithmonë betejën e çarçafit te çiftet.

Me anë të një mekanizmi ajo do të kapet te pjesa poshtë krevatit dhe njëkohësisht do të lidhet me pjesën anësore të çarçafit apo mbulesës që ju keni vendosur në krevat.

Gjithashtu kjo pajisje, duke qenë se mund të vihet nga të dyja krahët e krevatit, do t’ju bëjë të afroheni më shumë me njëri- tjetrin dhe të prodhojë më shumë ngrohtësi te ju. Sigurisht, vetëm me anë të një butoni ju mund ta hiqni shumë lehtësisht mekanizmin në rast se doni të ngriheni nga krevati, si për shembull për të shkuar në tualet.

Menjëherë pas publikimit të kësaj pajisjeje në rrjete sociale janë arritur rreth 21 milionë shikime nga njerëz të cilët mendojnë se kjo është një zgjidhje shumë e mirë dhe me zor presin ta provojnë. /Blitz.al/

 

Shperndaje