Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prindër, pasi të lexoni këtë artikull zhvendosuni menjëherë për të jetuar në Suedi!

Prindër, pasi të lexoni këtë artikull zhvendosuni menjëherë për të jetuar në Suedi!
October 06
14:55 2016

Suedia është vendi më i njohur për politikat sociale në lidhje me prindërimin. Fillimisht, qeveria suedeze ju paguan 80% të rrogës tuaj për 390 ditë, të cilat lejohen për t’u marrë pushim kur ju lindni një fëmijë. 90 ditë janë të vendosura për baballarët. Qeveria suedeze gjithashtu ka krijuar një bonus për “barazinë gjinore”, çka do të thotë se nëse prindërit ndahen me divorc, këto ditë pushimi ndahen në gjysmë për të dy ish-bashkëshortët.

Këto ditë pushimi mund të merren kur të dëshirojnë prindërit, deri kur fëmija të bëhet 8 vjeç dhe gjithashtu ligji është i njëjtë edhe për ata prindër që nuk janë të punësuar, ndërkohë që kanë një fëmijë. Nëse prindërit kanë më shumë se një fëmijë, mund t’i mbledhin ditët e pushimit që kanë për të gjithë fëmijët dhe të bëjnë një “arratisje” të gjatë me pushime familjare për muaj e muaj të tërë.

Gjithashtu, suedezët kanë një të drejtë për të punuar 75% të punës që kanë bërë përpara se të kishin fëmijë deri sa fëmija i tyre të bëhet 8 vjeç. Nëse doni që disa orë pune t’i bëni nga shtëpia, këtë mund ta bëni lehtësisht.

Në Suedi ka qendra me lojëra për fëmijët tuaj që janë deri në moshën 8 vjeç, kudo që të shkelni. Këto qendra janë “shkolla të hapura”, në të cilat ju mund t’i lini fëmijët kur të doni dhe sa herë të dëshironi, sigurisht pa pagesë. Brenda tyre do të gjeni dhoma ku prindërit mund të miqësohen me njëri-tjetrin duke pirë çaj apo kafe ndërkohë që fëmijët luajnë dhe mësojnë ndonjë gjuhë të huaj, sporte apo arte.

preschool-kids-paint

Mos u çudisni kur në Suedi të shikoni kudo baballarë dhe jo baballarë të zakonshëm, por nga ata që i mbajnë fëmijët gjithë kohës në krahë, shkojnë në klasa baballarësh dhe ndajnë eksperienca me njëri-tjetrin për fëmijët e tyre. Gjithashtu ata shoqërojnë fëmijët në takimet rutinë me doktorët dhe në kurse, që sigurisht të gjitha janë pa pagesë.

Gjithashtu, në Suedi, nëse fëmija juaj është sëmurë, ju mund të qëndroni në shtëpi me ta disa ditë dhe rroga juaj do të jetë po e njëjta. Prindërit e kanë këtë të drejtë absolute deri sa fëmija i tyre shkon në moshën 13-vjeçare. Por jo vetëm kaq! Surprizues është fakti se nëse fëmija juaj është sëmurë dhe ju kujdeseni për të (pra bëni rolin e infermierit) ju paguheni nga shteti! Për aq ditë sa ju i shërbeni fëmijës, rroga kalon direkt në llogarinë tuaj bankare.

“Mysig” është një ritual i prindërve suedezë, të cilët zakonisht të premteve, së bashku me fëmijët e tyre, dalin me pizhame, vizitojnë ndonjë park të hapur, marrin ushqime me vete, ndonjë batanije dhe madje shijojnë edhe filma në natyrë, që janë përcaktuar paraprakisht nga bashkitë suedeze për çdo qytet. Një tjetër ritual i këndshëm është edhe takimi në orën 10:00 të mëngjesit, ku grupe prindërish së bashku me fëmijët e tyre konsumojnë fruta të ndryshme. Në këto takime fëmijët jo vetëm që miqësohen me njëri-tjetrin, por mësojnë edhe rregullat e tavolinës dhe ushqyerjes.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është se në Suedi askush nuk do t’ia dijë për motin. Për ata nuk ka rëndësi nëse është kohë me diell, shi, furtunë apo dëborë, pasi ata bëjnë gjithnjë të njëjtat aktivitete. Ata kanë një moto: “Nuk ka mot të keq, ka vetëm veshje të keqe që të bën të sëmuresh”. Njerëzit e këtij vendi e adhurojnë natyrën, në të gjitha format e saj!

A do të donit edhe ju të jetonit në Suedi? Me siguri që çdo prind do të thoshte po! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje