Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prindër mos komentoni peshën e fëmijëve tuaj, i bën dëm!

Prindër mos komentoni peshën e fëmijëve tuaj, i bën dëm!
June 20
16:06 2016

Studiuesit kanë zbuluar se sa më shumë ta komentojnë prindërit  peshën e fëmijës së tyre, aq më të pakënaqur do të ndihen ata me trupin, sidomos gjinia femërore.

Rreth 501 femra të moshës 20 deri në 35 vjeç u pyetën për një studim se si u duken linjat e tyre trupore dhe si i komentojnë prindërit. Grupi me trup të shëndetshëm, gati një e treta, pohonin se prindërit i komentonin pak krahasuar me grupin e vajzave që ishin mbipeshë. Pavarësisht kilogramëve, femrat janë gjithnjë të pakënaqura me trupin e tyre, aq më shumë në rastet kur prindërit ua vënë në dukje peshën trupore në adoleshencë.

Doktor Rachel Rodgers, profesor i asociuar në Departamentin e Psikologjisë së Aplikuar në Universitetin Verilindor në Boston, pohon se opinioni i një prindi ka ndikim të fortë mbi qëndrimin e fëmijëve ndaj ushqimit dhe trupit të tyre. Studimet tregojnë se prindërit që përpiqen të kontrollojnë dietat e fëmijëve apo t’i inkurajojnë për të humbur kilogramë, në fakt janë duke rritur fëmijë që ndiejnë pakënaqësi ndaj vetes. Rodgers këshillon prindërit që t’i shmangin komentet  ndaj peshës dhe pamjes së fëmijëve, kritikat, ngacmimet, madje edhe komentet pozitive ndonjëherë. Shmangeni shprehjen “nuk të lejohen” ushqime të caktuara. Ka shumë gjasa që fëmijët tuaj të rriten me një pakënaqësi ndaj trupit të tyre. Ushqimi duhet të lidhet me zbutjen e urisë. Lërini ata të marrin  vetë vendimet dhe iniciativën për t’u dobësuar.

Shperndaje