Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prindër, kujdes! Çokollatat “Kinder” mund të shkaktojnë kancer

Prindër, kujdes! Çokollatat “Kinder” mund të shkaktojnë kancer
July 06
16:02 2016

Grupe të caktuara që synojnë mbrojtjen e konsumatorit në Gjermani kanë bërë thirrje për ndalimin e prodhimit, eksportimit dhe importimit të çokollatave “Kinder”.

Sipas tyre, produktet e “Kinder”-it përmbajnë në nivele të ndryshme një vaj (hidrokarbur) aromatik (MOAH), i cili është i ndaluar nga Agjencia Europiane e Mbrojtjes së Ushqimeve, pasi dyshohet se shkakton kancer.

Johannes Heeg, ekspert i FoodWatch, tha për “The Local” se nuk ka nivele të pranueshme të MOAH dhe vajrave të ngjashme në produktet e konsumit. “Nuk e shikoni, nuk e ndjeni e as nuk e shijoni dot, por ai është aty”,  – shprehet Heeg.

Ndërkohë, zëdhënës të kompanisë Ferrero kanë thënë për DailyMail se diskutimet për MOAH nuk janë një gjë e re pasi ky problem ka ekzistuar gjithmonë. Ky vaj gjendet në makineritë e prodhimit dhe në pak raste vaji kalon nga makineria në produkt”. Ai ka shtuar: “MOAH mund të merret në shumë mënyra, për shembull, bojërat që përdoren në paketime e përmbajnë këtë vaj dhe në momentin që letra riciklohet, vaji transmetohet në produkte të tjera”.

Zëdhënësi i Ferrero-s ka bërë të ditur gjithashtu se kompania po bën teste të vazhdueshme dhe po merr të gjitha masat për eliminimin e këtij problemi.

Etiketimet
Shperndaje