Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Princ Harry dhe Meghan Markle ju japin idenë gjeniale se si t’i falenderoni personat që sjellin dhurata në dasmën tuaj!

Princ Harry dhe Meghan Markle ju japin idenë gjeniale se si t’i falenderoni personat që sjellin dhurata në dasmën tuaj!
July 10
12:42 2018

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë dërguar letra zyrtare faleminderimi për martesën e tyre mbretërore.

Që nga fillimi, Meghan Markle dhe Princi Harry ishin të qartë se donin që dita e tyre e dasmës të ishte gjithëpërfshirëse. Dhe tani, sit ë porsamartuar kanë shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që i ndihmuan ata të festonin ditën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sipas llogarisë në Instagram “Royal Letters”, Kensington Palace dërgoi faleminderit nga Duka dhe Dukesha për këdo që i dërgoi një kartë dasme duke e përgëzuar çiftin dhe për të gjithë ata që sollën dhurata.

Kartat falenderuese arritën në një zarf që shfaqte kreshtën e Kensington Palace dhe përfshinte një foto bardh e zi të çiftit në ditën e tyre të dasmës, të shkrepur nga fotografi Alexi Lubomirski.

Në pjesën e prapme të fotografisë mahnitëse të çiftit të buzëqeshur, karta lexon: “Duka dhe Dukesha e Sussex janë vlerësuar nga të gjitha kartat dhe letrat jashtëzakonisht të mira që ata kanë marrë me rastin e dasmës së tyre dhe janë aq të prekur sa kishin vështirësi për të shkruar në mënyrë falenderuese ashtu siç ju e meritoni. Po mendojmë se kjo kartë, disi do ju bëjë të kuptoni se sa mirënjohës ata janë për gjithçka bëtë në ditën e tyre më të bukur” – përfundohej në letrën falenderuese.

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’i falenderuar të gjithë pjesëmarrësit në dasmë e nëse jeni duke kërkuar një ide të këndshme për dasmën tuaj, kjo po që ishte e tillë. Mediat po shkruajnë se kjo ide është huazuar menjëherë nga çiftet e sapomartuara të cilët kanë nisur menjëherë të realizojnë kartat e tyre falenderuese.

Komento
Shperndaje