Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Posteri i ofertave të pushimeve bëhet viral për shkak të një iluzioni optik të turpshëm

Posteri i ofertave të pushimeve bëhet viral për shkak të një iluzioni optik të turpshëm
October 11
19:28 2018

Kompania gjermane  e pushimeve“ Neckermann”, ka publikuar së fundmi një fushatë marketingu për të promovuar ofertat e pushimeve 2 në 1.

Ideja e fushatës ka qenë shumë e qartë por realizimi hasi në një problem të vogël. Fotografia që promovonte këtë ofertë ka shkaktuar jo pak reagime në rrjete sociale. Në posterin e kompanisë shfaqeshin një grua dhe një burrë duke marrë rreze dielli të lumtur. Por mënyra e pozicionimit të këmbëve të gruas krijon idenë se në fakt ajo është duke marrë një kënaqësi plus.

Në fakt bëhet fjalë për një iluzion optik të krijuar menjëherë sapo sheh foton. Ajo që të gjithë ju shihni nuk janë të dyja këmbët e gruas. Njëra prej tyre është e burrit i cili është duke mbuluar gjurin e tij. Disa janë shprehur se është edhe pamja e fytyrës së gruas ajo që ka i ka bërë shumë komentues të bien pre e këtij iluzioni optik.

Shumë komentues kanë fajësuar kompaninë për këtë foto e madje janë shprehur se kjo ka qenë një gjë e qëllimtë që nëpërmjet kësaj fotoje edhe oferta të bëhej virale./Blitz.al/

Komento
Shperndaje