Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Planeti do të mbetet bosh? Skenari pesimist mbi njerëzimin “e hedh fajin” tek gratë e arsimuara

Planeti do të mbetet bosh? Skenari pesimist mbi njerëzimin “e hedh fajin” tek gratë e arsimuara
February 06
20:16 2019

A do të shkatërrohet njerëzimi? Tridhjetë vite më vonë, popullsia e tokës do të fillojë të ulet, siç thonë autorët e librit me titullin: “Një planet i zbrazët”.
Gazetari kanadez John Impitson dhe shkencëtari Durrell Briker besojnë se do të vijë një ditë kur ‘nuk do të ketë më këmbë në tokë’, popullsia e botës do të zerohet pasi resurset e Tokës nuk do të jenë në gjendje të përmbushin nevojat e njerëzimit.
Sot ka 7.7 miliardë njerëz në planet dhe deri në vitin 2050 popullsia pritet të arrijë në 9 miliardë sipas Kombeve të Bashkuara por ja që në fakt ka një teori tjetër. Ulja e popullsisë sipas tyre shpjegohet në këtë mënyrë: Do të ketë më shumë gra të arsimuara, të cilar do të shtyjnë lindjen e fëmijëve ose do të zgjedhin të mos bëhen nëna. Kjo do të thotë më pak të rinj dhe më shumë njerëz të moshuar.
Në librin e tyre, autorët përdorin statistika dhe intervista me njerëz në mbarë botën.
“Parashikimet e OKB-së janë të bazuara në normat e fertilitetit, migrimit dhe vdekshmërisë, shpjegojnë ata.”
Duke shqyrtuar familje në 26 vende të ndryshme të botës ata shprehen se shumë shpejt numri i lindjeve, i të rinjve do të ulet. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje