Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pilulat kontraceptive i shkaktojnë vdekjen balerinës

Pilulat kontraceptive i shkaktojnë vdekjen balerinës
April 20
19:36 2016

17-vjeçarja Maria Santa ishte studente në një shkollë të njohur baleti. Maria nisi të merrej me balet që në moshën 9- vjeçare dhe fitoi shumë konkurse në Rumani. Vitin e  fundit ajo fitoi një bursë studimi në Mançester, ku jetonte me të dashurin.

Maria Santa ishte ankuar se kishte dhembje të forta koke. Pas vizitës shëndetësore mjekët  e dërguan në shtëpi. Vetëm disa orë më vonë ajo u gjet pa ndjenja nga i dashuri i saj. Maria ishte ankuar për dhembje të veshit të djathtë dhe dhembje koke. Kur bëri vizitën e parë mjekët i kishin bërë vetëm disa pyetje dhe i kishin dhënë një paracetamol. Pas takimit të dytë me mjekun kishte menduar se kishte infeksion në vesh. Por në ditët në vazhdim kishte pasur shumë shqetësime me ushqimin, kishte vjellë dhe donte të qëndronte vetëm shtrirë.

Vajza qëndroi në koma për dy ditë dhe më pas vdiq. Mjekët pretendojnë se vdekja e saj është shkaktuar  nga marrja e disa pilulave kontraceptive. Santa kishte vuajtur nga mpiksja e gjakut në tru, që mund të jetë shkaktuar nga pilulat kontraceptive dhe kequshqyerja.

Rastet e vdekjes nga pilulat kontraceptive janë shumë të rralla dhe mjekët thonë se në momentin që fillon këto pilula mund të shtohen rreziqet për zhvillimin e problemeve shëndetësore që ke pasur.

Maria vdiq sepse mjekët e urgjencës nuk mund të gjenin se çfarë problemi kishte dhe ajo nuk mori trajtimin shëndetësor në kohën e duhur.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje