Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Pikturat që marrin frymë” – fotografimi tanimë në një tjetër nivel

June 27
18:34 2016

Alexa Meade është një artiste që ka ardhur me një ide mjaft origjinale: të fotografojë piktura që “marrin frymë”. Duket shumë e çuditshme në të dëgjuar, por kur shikon punët e saj të finalizuara gjithçka mund të bësh është të duartrokasësh këtë art të veçantë.

Vetë artistja Meade, e cila jeton në Los Anxhelos, ka vendosur të përfundojë debatin midis fotografive dhe pikturave, duke i kthyer miksimin e të dyjave në art të një tjetër niveli.

Thënë këtë, Alexa Meade merr modelët, i pikturon sipër trupat e tyre duke i përdorur sikur të ishin “telajo” dhe më pas i fotografon për të realizuar shërbime fotografike sipas nevojës apo dëshirës. Koleksioni i saj më i ri, i cili po habit botën, është një seri kalendari ku modelja Dominika Julliet ka pozuar për të 12 muajt e vitit.

Ajo e ka nisur këtë eksperiment që në 2009-n, por vetëm tani kur printimi 2D dhe 3D është bërë i mundur, arti i saj po merr formën e duhur. Në një intervistë për CNN, ajo ka treguar se ky art të merr shumë kohë. “Më duhen rreth 8 orë për ta imagjinuar atë dhe për ta realizuar duke e vizatuar në letër, 1 orë për të pikturuar mbi modelen/in dhe më pas 2 ose 3 orë për të realizuar fotografinë”, – ka thënë ajo.

Nëpërmjet galerisë ndiqni disa nga punët e saj dhe nuk do të arrini të besoni se si ka mundësi që janë fotografuar njerëz realë dhe jo piktura. Detaji më interesant është se Alexa Meade nuk përdor aspak “Photoshop”.

Shperndaje