Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pija “çudibërëse” do t’ju bëjë të ndiheni disa vite më të rinj

Pija “çudibërëse” do t’ju bëjë të ndiheni disa vite më të rinj
September 10
17:03 2016

Në ditët e sotme shumë njerëz e kalojnë jetën duke bërë trajtime të ndryshme për t’u dukur më të rinj.  Ju nuk mund të ndaloni kalimin e viteve, por mund të arrini të dukeni më të rinj.

Shafrani i Indisë është shumë i shëndetshëm kundër plakjes dhe është përdorur në mjekësinë kineze. Për shkak të efektit kundër plakjes, dermatologët e rekomandojnë përdorimin e tij. Shafrani është i pasur me antioksidant të fuqishëm. Studiuesit kanë zbuluar se kjo erëz ka efekte anti-inflamatore. Përdorimi i kësaj erëze dhe piperit të zi do të ofrojë përfitime shëndetësore të pabesueshme. Ju mund të bëni një recetë natyrore që do t’ju ndihmojë të dukeni 10 vjet më të rinj.

Fillimisht përgatisni pastën e shafranit:

Përbërësit:

  • ¼ filxhan pluhur shafran i Indisë
  • ½ filxhan me ujë
  • ½ lugë çaji piper i zi

Përgatitja:

Në një tas përzieni produktet dhe përziejini duke i ngrohur. Përziejini mirë derisa të krijohet një pastë, më pas lini pastën të ftohtë dhe vendoseni në frigorifer.

Më pas përgatisni qumështin e artë:

Përbërësit:

  • ¼ lugë me pastë nga shafrani i Indisë
  • 1 lugë gjelle vaj kokosi
  • 1 filxhan qumësht bajame
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Në një tenxhere përzieni të gjithë përbërësit veç mjaltit. Përziejini duke i ngrohur derisa të merrni një përzierje homogjene. Më pas hidheni në një filxhan dhe përziejeni me mjaltin.

Ju duhet ta konsumoni çdo ditë dhe do të vini re efekte pozitive./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje